RTV AHIRETI
Shëndetësi

Lajini mollët me ujë të nxehtë dhe do të kuptoni diçka shumë të rëndësishme për to

lajini-mollet-me-uje-te-nxehte-dhe-do-te-kuptoni-dicka-shume-te-rendesishme-per-to

Mollët janë një ndër pemët më të popullarizuara në botë, të shijshme e me vlëra ushqyese, por edhe me çmime të përballueshme që mund t’i blini gjatë gjithë vitit.

Mirëpo njëri ndër shkaqet themelore përse qëndrojnë aq gjatë dhe mund të transportohen në distanca të largëta dhe sërish duken sikur janë vjelë para një dite, është i vështirë për t’u kuptuar lehtësisht.

Një numër i madh prodhuesish dhe tregtarësh i lyejnë mollët me dyll. Kështu pengojnë kalbjen, prishjen madje edhe insektet dhe njëkohësisht nuk detyrohen të përdorin pesticidet helmuese.

Mjafton një test i thjeshtë për të zbuluar nëse janë të lyera mollët që keni blerë. Nëse doni që dylli të duket, hidhuni mollëve ujë të nxehtë. Kështu njëkohësisht do të zbusë dyllin dhe pjesërisht do t’i lajë. Por, nëse dëshironi që tërësisht ta hiqni dyllin, Hhidhni më pas sodë buke dhe fshijini mirë me leckë.

Edhe pse dylli nuk është i dëmshëm, me siguri nuk është as i mirë. Hiqeni nga mollët sidomos kur ua jepni fëmijëve.

Related posts

Një zakon i mëngjesit është çelësi nëse doni të shmangni kapsllëkun

Irfan Jahiu

Testi 30 sekondësh që tregon se sa e shëndetshme është zemra juaj

admin

​4 efektet e konsumimit të rregullt të specave djegës për shëndetin tonë

admin