RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Landsbergis: Mos përsërisni gabimet e bëra me Rusinë edhe me Kinën

landsbergis:-mos-perserisni-gabimet-e-bera-me-rusine-edhe-me-kinen

Ministri i Jashtëm lituanez, Gabrielius Landsbergis u bëri thirrje homologëve të tij të Bashkimit Evropian që të mos përsërisin gabimet e bëra me Rusinë kur bëhet fjalë për Pekinin.

“Në disa raste, ne po shohim që pista nuk ka ndryshuar, zakonet nuk kanë ndryshuar”, tha Landsbergis përpara një takimi të ministrave të Punëve te Jashtme të BE-së, në Stokholm.

Ministrat e BE-së do të diskutojnë rishikimin e marrëdhënies së bllokut me Pekinin, duke përfshirë reduktimin e varësisë ekonomike të BE-së nga Kina dhe mënyrat se si t’i përgjigjen sfidave të sigurisë.

“Vendet duhet të kenë parasysh një skenar ku marrëdhëniet tregtare me Kinën nuk ndërpriten vullnetarisht, pasi për shembull, situata në ngushticat e Tajvanit është ndryshuar me forcë”, tha Landsbergis.

“Kina po ndërton një rend të ri botëror, dhe BE-ja nuk mund të jetë një kalimtare pasive”, theksoi ai./atsh

Related posts

Greqi – Fillojnë zgjedhjet parlamentare

admin

Situata e rënduar nga vërshimet, në këto komuna sot nuk mbahet mësimi

admin

“55 për qind e amerikanëve shqetësohen se të drejtat e tyre themelore janë në rrezik”

admin