RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

​Largimi i masave të BE-së, Bislimi: Kosova s’ka pranuar të shantazhohet

​largimi-i-masave-te-be-se,-bislimi:-kosova-s’ka-pranuar-te-shantazhohet

Zëvendëskryeministri për Integrime Evropiane dhe dialog, Besnik Bislimi ka thënë se nuk dëshiron të spekulojë nëse do t’i hiqen masat ndëshkuese Kosovës, në mbledhjen e sotme të Komitetit Politik dhe të Sigurisë (PSC), megjithëse është raportuar se rekomandimi i përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell është për largimin e masave.

Bislimi duke raportuar në Komisionin për Integrime Evropiane, tha se vendosja e masave ka qenë e padrejtë dhe mbi të gjitha ka vlerësime se ka pasur shkelje ligjore gjatë vendosjes së tyre.

Ai tha se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për largimin e masave, megjithëse shtoi se ka pasur kërkesa nga vendet anëtare që kanë kërkuar koncensione shtesë por Kosova s’ka pranuar të shantazhohet.

Bislimi, ka thënë se masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian i kanë bërë dëme Kosovës, mirëpo sipas tij primare ka qenë forcimi i sovranitetit në veri.

“Shtrirja e sovranitetit në veri është si nata me ditë para tri viteve. Tash flasim për energji atje, sistem të pagesave, targa RKS. Pra ka qenë ose shtrirje e sovranitetit në veri ose lëshim pe. Prandaj besoj se insistimi i qeverisë ia ka vlejtur pavarësisht vendosjes së masave”, tha ai në komisionin për integrime evropiane.

Related posts

Trump po shqyrton lëshim të mundshëm për Hungarinë që të vazhdojë të blejë naftë ruse

Muhamet Ramadani

Ekzekutimi i Liridona Ademajt/ Naim Murseli rrëfen versionin e tij në seancë: Betohem për dy fëmijët e mi se nuk kam qenë në makinë kur është vrarë

admin

“Liria ka Emër”: Marshi i 17 shkurtit pritet të mbledhë mbi 200 mijë pjesëmarrës

Muhamet Ramadani