RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Largohen barrikadat, lirohet për qarkullim pika kufitare në Merdare

largohen-barrikadat,-lirohet-per-qarkullim-pika-kufitare-ne-merdare

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pika kufitare “Merdare” është liruar për qarkullim pas bllokimit të rrugës nga barrikadat ditën e djeshme.

Sipas njoftimit për media, policia ka thënë se bazuar në informacionet e fundit, rruga e cila ishte bllokuar para dy ditësh në kilometrin e dytë në Serbi, sot në ora 09:50 është liruar për qarkullim, shkruan lajmi.net.

“Andaj, njoftojmë qytetarët dhe bashkatdhetarët se tani pikë kalimi kufitar ‘Merdare’, është liruar për qarkullim dhe i është kthyer normalitetit të plotë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kujtojmë se dje presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka deklaruar se barrikadat do të largohen brenda 24-48 orëve.

Në anën tjetër, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se çështja e largimit të barrikadave është çështje orësh dhe nëse nuk intervenojnë ndërkombëtarët, ato do të largohen nga institucionet e Republikës së Kosovës.

Related posts

Më 4 mars do të inaugurohet Baza Ajrore Taktike e NATO-s në Kuçovë

admin6

“Aeroplanmbajtësja kineze kaloi përmes Ngushticës së Tajvanit” – VIDEO

admin

Marok, mijëra persona marshojnë për ndalimin e sulmeve të Izraelit në Gaza

admin