RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Lavrov: Metodat e ush’trisë iz’raelite për të shkatërruar Ha’masin janë të papranueshme

lavrov:-metodat-e-ush’trise-iz’raelite-per-te-shkaterruar-ha’masin-jane-te-papranueshme

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov deklaroi se veprimet e Izraelit në Rripin e Gazës pengojnë paqen e qëndrueshme në Lindjen e Mesme, transmeton Anadolu.

Në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Lavrov iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve pas takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO) të mbajtur në Almaty të Kazakistanit.

Duke folur për zhvillimet në Rripin e Gazës, Lavrov deklaroi se gjendja humanitare është e rëndë.

“Metodat e përdorura nga ushtria izraelite për të shkatërruar Hamasin janë të papranueshme. Në fakt po vriten civilët. Veprime të tilla parandalojnë paqen e qëndrueshme në Lindjen e Mesme përmes krijimit të një shteti palestinez në përputhje me rezolutat e OKB-së”, tha Lavrov.

Related posts

“Një operacion ushtarak në Rafah do të përshkallëzonte anarkinë në Gaza”- Pas paralajmërimit të Biden, një ekip izraelit do të vizitojë Uashingtonin

admin

Inflacioni, Murati: Në krahasim me vendet e rajonit Kosova qëndron më së miri

Muhamet Ramadani

Erdogan bisedon me presidentin e Kurdistanit irakian mes tensioneve në rajon

admin