RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Lavrov paralajmëron “pasoja katastrofike” pas çmimit tavan për naftën

lavrov-paralajmeron-“pasoja-katastrofike”-pas-cmimit-tavan-per-naften

Sanksionet për çmim tavan prej 60 dollarësh për fuçi për naftën e parafinuar ruse kanë hyrë në fuqi të hënën në kuadër të masave të fundit perëndimore për ta ndëshkuar Moskën për pushtimin e Ukrainës.

Rusia është eksportuesja e dytë më e madhe e naftës në botë. Marrëveshja lejon që nafta ruse të dërgohet në vendet e palëve të treta duke përdorur cisternat e shtatë shteteve më të zhvilluar atë botës dhe BE-së, kompanitë dhe institucionet kreditore vetëm nëse ngarkesa blihet me ose nën tavanin prej 60 dollarësh për fuçi.

Moska ka njoftuar se nuk do t’i përmbahet masës edhe nëse do t’i duhet ta reduktojë prodhimin. Kremlini ka bërë të ditur se tavani i çmimit dhe ndalimi i disa llojeve të naftës ruse nuk do të ndikojnë në ofensivën e tij në Ukrainë.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka theksuar se NATO-ja përbën “kërcënim serioz” për Rusinë dhe se pozicionet e Perëndimit rrezikojnë të sjellin “përplasje të drejtpërdrejtë midis fuqive bërthamore me pasoja katastrofike”.

Ukraina ka njoftuar se Rusia ka lëshuar një breshëri të re raketash, me alarme ajrore në shumë pjesë të vendit. /koha

Related posts

Konfiskohet aparati i cili është përdorur për ndryshimin e afatit të çokollatave “Frey”

Muhamet Ramadani

Procesi në Hagë/ Shtyhet vendimi për ish-krerët e UÇK-së, ja kur u caktua data

admin

Pas “Telegram-it”, Rusia bllokon edhe “WhatsApp-in”, kompania ngre padi ndaj Moskës: Përpjeke për të shtyrë njerëzit drejt një aplikacioni në pronësi të shtetit

admin