RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

LDK: Zgjidhja e krizës politike duhet të vijë nga qytetarët, zgjedhjet e reja janë domosdoshmëri

ldk:-zgjidhja-e-krizes-politike-duhet-te-vije-nga-qytetaret,-zgjedhjet-e-reja-jane-domosdoshmeri

Lidhja Demokratike e Kosovës ka vlerësuar se asnjë parti politike nuk e zotëron shumicën e nevojshme parlamentare për të formuar qeverinë e re.

LDK ka thënë se në këtë rrethanë, shtyrjet procedurale dhe interpretimet e stisura thellojnë pasigurinë politike dhe dëmtojnë besimin e qytetarëve në institucionet e Republikës.

Sipas LDK-së, dalja nga bllokada institucionale s’kërkohet vetëm përmes veprimeve jo-kushtetuese, por përmes qytetarit, duke thënë se zgjedhjet e reja janë domosdoshmëri.

“LDK-ja apelon për veprim të shpejtë, të përgjegjshëm dhe në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe afatet ligjore. Dalja nga bllokada institucionale nuk mund të kërkohet përmes veprimeve jo-kushtetuese e marrëveshjeve të paqarta, por përmes kthimit te sovrani, te qytetari. Zgjedhjet e reja tashmë janë domosdoshmëri”, thuhet në komunikatë.

Në fund, LDK theksoi se mandati për qeverisje u takon qytetarëve.

“LDK-ja konfirmon përkushtimin e saj të palëkundur ndaj rendit kushtetues, integritetit të procesit demokratik dhe rrugës euro-atlantike të Kosovës. Ne do të paraqesim para qytetarëve një program të qartë qeverisës, me zgjidhje të përgjegjshme për ekonominë, sundimin e ligjit dhe mirëqenien sociale. Vendit i duhet legjitimitet i ri dhe institucione që burojnë nga vullneti i lirë i qytetarëve e jo zvarritje, jo pazare dhe as improvizime. LDK-ja bën thirrje të veprohet me pjekuri, të shmanget retorika përçarëse dhe të kontribuohet në një proces të qetë e dinjitoz. Mandati për qeverisje u takon qytetarëve; le ta thonë fjalën e tyre në zgjedhje të lira dhe të drejta”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Related posts

“Black out” në Australi! Sistemet në banka, linja ajrore dhe media kanë rënë për shkak të problemeve me sistemin e IT! Problemi, në nivel global

admin

Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve: Kina lehtëson, subvencionon krizën e fentanilit në SHBA

admin

Merz: Gjermania duhet të ndërtojë ushtrinë më të fortë të BE-së për të penguar kërcënimin rus

Muhamet Ramadani