RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Lëndohet tre persona në Podujevë, dyshohet nga shpërthimi i një bombole gazi

lendohet-tre-persona-ne-podujeve,-dyshohet-nga-shperthimi-i-nje-bombole-gazi

Tre persona janë lënduar nga një shpërthim që dyshohet se ka ardhur nga një bombol gazi në një lokal në Podujevë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30.

Ajo tha se të lënduarit janë dërguar në emergjencën e qytetit, ndërsa njësitet policore janë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rastin.

“Sot rreth orës 08:30, në një lokal në rrugën ‘4 Dëshmorët’ në Podujevë, ka ndodhur një shpërthim. Zyrtarët policorë janë angazhuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Duke u bazuar në informacionet e para, dyshohet se shpërthimi ka ardhur nga një bombol gazi, ku tre persona kanë pësuar lëndime. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e qytetit. Policia është në vendngjarje dhe po merret me hetimin dhe sqarimin e rrethanave të këtij rasti”, theksoi ajo.

Related posts

Katër anëtarë të një familje shqiptare humbin jetën në Itali nga helmimi me monoksid karboni

RTI

27 avionë luftarakë, Kina nis stërvitjen më të madhe ushtarake rreth Tajvanit

admin

Rusi: Partia e tretë më e madhe ofron të emërojë Putinin për zgjedhjet presidenciale

admin