RTV AHIRETI
Shëndetësi

Lëngu i pjeprit plot vlera, gjithçka që duhet të dini

lengu-i-pjeprit-plot-vlera,-gjithcka-qe-duhet-te-dini

Pjepri është nga frutat më të pasura me ushqyes të dobishëm për shëndetin e njeriut.

Ai është i pasur me shumë vitamina, minerale dhe fibër. 90% e përmbajtjes së pjeprit është ujë, gjë që e bën këtë frut ideal për hidratim. Përpos të tjerave, pjepri ndihmon në shkrirjen e depozitave dhjamore, humbjen e kilogramëve të tepërt, pastrimin e organeve dhe frenimin e nepsit.

Një sasi prej 100 gramë pjepër ofron 25 kalori, 6% sheqerna dhe 13% gramë karbohidrate komplekse. Ndër të tjera, pjepri është shumë i pasur me antioksidantë dhe nuk përmban yndyrna apo kolesterol. Lëngu i pjeprit rekomandohet të përdoret edhe për uljen e tensionit të lartë dhe për mbrojtjen e zemrës sepse është shumë i pasur ma kalium.

Nga ana tjetër, vitamina C dhe magnezi janë dy përbërës të rëndësishëm që mbrojnë imunitetin.

Të gjitha substancat e lartpërmendura e bëjnë më të lehtë pastrimin e trupit nga toksinat dhe rrjedhimisht përshpejtojnë metabolizmin. Një metabolizëm i shpejtë pengon formimin e depozitave dhjamore dhe shkrin ato ekzistuese dhe kështu njeriu e ka shumë më të lehtë për të humbur në peshë. Lëngu i pjeprit është një burim domethënës i mineraleve siç është magnezi, që na ndihmojnë të flemë. Për shumë vite me rradhë, lëngu i pjeprit është përdorur kundër pagjumësisë. Ai shuan etjen, hidraton qelizat dhe na vë në gjumë.

Related posts

Si të ndaloni gjakderdhjen në rast urgjence derisa të vijë ndihma

rezart morina

Një i vdekur dhe 918 raste të reja me coronavirus

admin

Ja në çka ndihmon pirja e ujit me rrush të thatë

admin6