RTV AHIRETI
Shëndetësi

Lëngu i turshisë kuron këto sëmundje

lengu-i-turshise-kuron-keto-semundje

Lëngu i turshisë është një kurë shumë e mirë shtëpiake kundër urthit apo refluksit të acidit.

Lëngu i turshisë është një mënyrë shumë e mirë për të marrë lactobacille, baktere të shëndetshme për stomakun që gjenden në mënyrë natyrale tek kastraveci.

Uthulla është një përbërës kryesor i turshisë, megjithatë duhet të keni kujdes e të mos konsumoni sasi të mëdha pasi mund të përkeqësojë urthin apo refluksin.Përmban plot antioksidantë.

Lëngu i turshisë ka sasi të larta vitamine C dhe E, që janë edhe antioksidantë të shkëlqyer.

Flokë të yndyrshëm pas larjes? 3 gabimet që bëjmë të gjithë

Antioksidantët e mbrojnë organizmin nga qelizat e dëmshme, ose siç njihen ndryshe radikalet e lira.

Secili prej nesh është i ekspozuar ndaj radikaleve të lira, ndaj një dietë e pasur me antioksidantë është gjithmonë një ide e mirë

Gjithashtu, vitaminat C dhe E forcojnë sistemin imunitar dhe luajnë rol fantastik për organizmin.

Ndihmon në rënien e nivelit të sheqerit në gjak.

Një studim i publikuar në Revistën për Kërkimet Shkencore për Diabetin, të cilit i referohet hodhi më shumë dritë mbi të mirat që vijnë nga konsumi i dozave të vogla të uthullës përpara vakteve.

Studimi tregoi se uthulla dhe lëngu i turshive ndihmonte në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak pas vakteve, tek njerëzit që vuanin nga diabeti i tipit 2.

Sa më i ekuilibruar të jetë niveli i sheqernave aq më të shëndetshëm mund të jeni.

Ndihmon me tretjen

Uthulla tek lëngu i turshisë, ndihmon me tretjen.

Ushqimet e fermentuara janë shumë të mira për sistemin tretës, sepse inkurajojnë rritjen dhe zhvillimin e baktereve të mira në stomak.

Nëse jeni në kërkim të një kure krejt natyrale për urthin kronik, rekomandon edhe hapat e mëposhtëm.

–Konsumoni racione të vogla gjatë vakteve,

– Konsumoni ushqime të shëndetshme për zemrën me pak yndyrë.

– Kryeni aktivitet të rregullt fizik,

– Nëse jeni mbipeshë, përpiquni të humbisni kilogramët e tepërt

-Nëse jeni nënpesh, përpiquni të shtoni në peshë.

– Shmangni duhanin, alkoolin, ushqimet me yndyrë, kafeinën apo qepën e freskët.

– Mos kryeni aktivitet fizik menjëherë pas ngrënies.

Të gjitha hapat e mësipërm ndihmojnë në zbutjen e shenjave të urthit.

Sipas të dhënave ushqimet e shpejta dhe të përpunuara, veçanërisht ato të ëmblat përkeqësojnë shenjat e urthit.

Hani disa vakte gjatë ditës me perime, supa, oriz, peshk dhe mish pule.

Hiqni dorë nga ushqimet pikante dhe kafeja.

Më e rëndësishmja është që të mos konsumoni ushqim 3 orë përpara se të shkoni për të fjetur.

Related posts

Kanceri i mushkërive, 800 raste në vit/ Përdorimi i duhanit rrit numrin dhe ul moshën e personave të prekur

rezart morina

Lëngu që ju ndihmon të menaxhoni kolesterolin e lartë në mënyrë të shëndetshme

admin

Vuani nga reumatizma? Mësoni si të përdorni xhenxhefilin kundër dhimbjeve të tmerrshme që mund të keni

admin