RTV AHIRETI
FeaturedLajmeLajmetShqipëri

Lëshohet urdhër-arrest për ish-ministrin Arben Ahmetaj

leshohet-urdher-arrest-per-ish-ministrin-arben-ahmetaj

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit në Shqipëri ka miratuar urdhër arrestin për ish-ministrin Arben Ahmetaj.

Urdhri i arrestit do t’i dorëzohet Policisë së Shteti për ta ekzekutuar. Ahmetaj është larguar nga Shqipëria ditën kur SPAK i dërgoi letrën Kuvendit të Shqipërisë për të marrë lejen për arrestim dhe avokatët e tij thonë se ish zv.kryeministri ndodhet në Angli.

Në këtë rast policia do të kërkojë ndihmën e Interpolit për arrestimin dhe më pas nis një procedurë e gjatë e kërkesës dhe gjyqit për ekstradim, të cilat evitohen vetëm nëse Ahmetaj kthehet vetë me dëshirë, raporton TopChannel.

Një javë pasi 117 vota ia lanë duart e lira SPAK-ut për Arben Ahmetajn, Gjykata e Posaçme pranoi dy kërkesat e prokurorëve të Posaçëm për kontrollin e disa banesave të dyshuara se i përkasin ish-funksionarit, si dhe vendosi sekuestro preventive.

Sipas njoftimit të SPAK, kontrollet janë ushtruar në 7 banesa, në të cilat janë sekuestruar dokumente, kompjuterë lap-topë, telefona celularë USB, dhe materiale të cilat do të verifikohen.

Vendimi i gjykatës vjen në kohën kur së bashku me hetimin pasuror ndaj ish-ministrit dhe ish-zëvendëskryeministrit po zhvillohet dhe për korrupsion në gjashtë episode si dhe për pastrim parash.

Avokatët e Arben Ahmetajt kanë deklaruar se ai është larguar nga Shqipëria para se Kuvendi të shqyrtonte kërkesën e SPAK, i cili ndonëse kërkoi autorizim për t’i kërkuar gjykatës masë arresti për ish-funksionarin, ky vendim nuk është shpallur ende.

Arben Ahmetaj si ish-ministër i Financave dhe Ekonomisë, u vendos nën hetim për dosjet e inceneratorëve, mbas këqyrjeve në një kompjuter që i përket Klodian Zotos, i cili rezultoi se kishte paguar e prenotuar udhëtime luksoze për ish-funksionarin, vlera e të cilave u llogarit nga SPAK në shumën e 34 mijë eurove.

Për hetimet, SPAK i referohet një sërë dëshmish të biznesmenëve që tregojnë se vilat në Palasë dhe në Hamallaj janë të lidhura me Arben Ahmetajn ndërkohë që nga një telefon “Blackberry” i sekuestruar janë përftuar mesazhe dhe komunikime edhe me persona të tjerë, zyrtarë ish-zyrtarë dhe biznesmenë.

Related posts

Gjashtë vjeçari në Shqipëri mbytet në rezervuar të ujit

admin

Punëtorët e Amazon organizojnë protesta

admin

Kryediplomati rus viziton Kinën

admin6