RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

“Lëshuan certifikata për pajisje me leje armësh, pa iu nënshtruar procedurave” – Prokuroria jep detaje për aksionin në MPB

“leshuan-certifikata-per-pajisje-me-leje-armesh,-pa-iu-nenshtruar-procedurave”-–-prokuroria-jep-detaje-per-aksionin-ne-mpb

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të Gjykatës kompetente, ka zbatuar një urdhër-kontroll në kuadër të një hetimi penal.
Sipas një komunikate të Prokurorisë, janë arrestuar dy persona zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme për vepren penale “keqpërdorim i pozitës zyrtare”.

Ata të dy dyshohen se kanë lëshuar certifikata për pajisje me leje armësh për qytetarë, pa iu nënshtruar procedurave të nevojshme ligjore.

Përveç tyre, sot janë arrestuar edhe dy persona të tjerë për veprën penale “pranimi i ryshfetit në sektorin privat.

“Gjatë ezekutimit të urdhër-kontrollit janë sekuestruar disa dokumente të nevojshme, të cilat do të shërbejnë për zhvillimin e mëtejmë të hetimeve lidhur me këtë çështje penale. Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor, do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës të sigurisë ndaj të pandehurve. Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim dhe koordinim të plotë më Policinë e Kosovës, mbetet e përkushtuar në luftimin e kryerjes se veprave penale dhe në sundimin e ligjit”, ka njoftuar Prokuroria.

Detaje ka dhënë edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë thënë se nga katër të arrestuarit, tre janë meshkuj dhe një femër.

“Gjatë kontrollit janë sekuestruar përkohësisht: 7 telefona celularë, dosje dhe dokumente relevante në lidhje me rastin, ndërsa personat e dyshuar janë intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë“, ka njoftuar Policia.

Related posts

“Shumë ta’nke janë dëmtuar”, i thotë ushtria iz’raelite Gjykatës së Lartë

admin

Tornadot në SHBA: Numri i të vdekurve rritet pasi stuhitë ekstreme shkatërrojnë disa shtete – VIDEO

admin

30 minuta në telefon në javë mund të rrisë rrezikun e tensionit të gjakut

admin