RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Leximi hileqar i zemërimit të një populli që “s’ja ha qeni shkopin”

leximi-hileqar-i-zemerimit-te-nje-populli-qe-“s’ja-ha-qeni-shkopin”

Reduktimi i shpirtit të protestave në aspekte lëndore, por arsyet e vërteta janë jolëndore: Zoti nuk u jep sukses arrogantëve!

Kryeministri Rama ka dalë me një tezë të re, por dhe me një strategji të re, kundrejt protestave ndaj tij, një zemërim popullor i qartë i shpërthyer sakaq që ai deri dje mendonte se nuk ekzistonte. Ose që nuk do shpërthente kurrë.

Kësaj here ka lënë mënjanë etiketimet, talljet, cinizmat, përçmimet, duke zgjedhur të futet te shpirtërat e zemëruar dhe t’jua rrëfejë të tijve si një zbërthim psikologjik.

Sipas tij, pakënaqësia e qytetarëve nuk vjen nga mosmirënjohja, por nga pritshmëritë që kanë ndryshuar.

“Është stresuese po është çmimi i rezultatit. Çmimi i suksesit, fatura”. Për këtë nevojitet Rilindja 2.0, një program që parashikohet të financojë 1.5 miliardë euro, nevojat e një elektorati që është bërë më kërkues, jo më negativ”, tha ai dhe konkludoi:

“Sa më shumë përmirësohen kushte, aq më shumë bie në sy ajo që mungon”.

Por ky është një tjetër spekullim që ai bën, pasi e redukton zemërimin popullor në aspekte lëndore, duke e parë shqiptarin ngushtësisht e fyeshëm vetëm si një konsumator e jo si një qenie që kërkon të jetojë dinjitet në finale, një premisë që nuk lidhet domosdoshmërisht me standarte materiale. Mungesa e drejtësisë në çdo pore pushteti e po ashtu korruptimi i çdo poreje pushteti, nuk janë çështje investimesh të munguara. Por do mjaftonte dhe arroganca e tij individuale, ajo që më pas injektohet te çdo shtetar e që godet rregullisht qytetarin, për një zemërim si ky që nuk po shuhet kollaj. Sepse nuk ka asnjë gjasë që Zoti të të mundësojë sukses në qeverisje nëse në vend të përulësisë ke zgjedhur arrogancën. Kjo është ajo që lexon më së miri populli, apo më saktë shqiptari, që siç thua, “s’ja ha qeni shkopin”, por jo vetëm kur të voton ty dhe jo opozitën. Dhe arroganca vijon ende teksa ky kryeministër vendos ta lexojë jo siç është por siç do ai të jetë, zemërimin e gjithashtu zhgënjimin popullor ndaj tij.

Nëse qeverisja e Ramës do ishte me principe, edhe pse nën mangësi lëndore, populli do i merrte me patjetër sinjalet e vërtet qeverisjes që ka dashur. Por mu pse nuk i morri kurrë tashmë po zgjohet! /tesheshi.com/

Related posts

Lirohet nga paraburgimi në Maqedoninë e Veriut, Blerim Ramadani

Muhamet Ramadani

Abdixhiku: Mandatimi i Konjufcës për formimin e Qeverisë, humbje kohe

admin

Britania shënon rekord ditësh me temperatura mbi 34 gradë Celsius

Hevzi