RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Libani: Hezbollahu ra dakord me propozimin e SHBA-së për ndalim të ndërsjellë të sulmeve me Izraelin

libani:-hezbollahu-ra-dakord-me-propozimin-e-shba-se-per-ndalim-te-ndersjelle-te-sulmeve-me-izraelin

Hezbollahu ka pranuar një propozim amerikan për ndalje të ndërsjellë të sulmeve me Izraelin, tha Ambasada e Libanit në Washington, transmeton Anadolu.

Pas një bisede midis presidentit libanez Joseph Aoun dhe Sekretarit të Shtetit të SHBA-së Marco Rubio, autoritetet libaneze morën konfirmimin se Hezbollahu ka pranuar propozimin e mbështetur nga SHBA-ja për një ndalim të ndërsjellë të sulmeve, thuhet në një deklaratë të ambasadës.

Sipas marrëveshjes, sulmet izraelite në periferitë jugore të Bejrutit do të ndalen në këmbim të moskryerjes së sulmeve nga Hezbollahu ndaj Izraelit, ndërsa armëpushimi më pas do të zgjerohet për të përfshirë të gjithë territorin libanez.

Raunde të reja bisedimesh të ndërmjetësuara nga SHBA-ja midis përfaqësuesve libanezë dhe izraelitë janë planifikuar për të martën dhe të mërkurën për të avancuar marrëveshjen.

Related posts

Stoltenberg: Sot do të marrim vendime historike

admin

Temperatura ekstreme, Greqia mbyll Akropolin për disa orë në mes të ditës

admin

Barzani viziton Damaskun për herë të parë pas rënies së Asadit

RTI