RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Libani nuk e njeh ende Izraelin, pavarësisht marrëveshjes së re

libani-nuk-e-njeh-ende-izraelin,-pavaresisht-marreveshjes-se-re

Pas muajsh bisedimesh të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe Libani kanë nënshkruar një marrëveshje kornizë, të cilën administrata amerikane e cilëson si një hap drejt përfundimit të konfliktit të gjatë mes dy vendeve.

Megjithatë, marrëveshja nuk nënkupton njohjen zyrtare të Izraelit nga ana e Libanit. Edhe pse të dyja palët pranojnë në dokument të drejtën e secilit shtet për të jetuar në paqe dhe shprehin synimin për t’i dhënë fund gjendjes së luftës, Libani nuk e njeh në mënyrë të qartë Izraelin si shtet.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përshkroi marrëveshjen si “fillimi i fillimit” të një procesi më të gjerë. Ndërkohë, lideri i Hezbollah, Naim Qassem, e hodhi poshtë marrëveshjen duke e quajtur “të pavlefshme”, ndërsa kryetari i Parlamentit libanez, Nabih Berri, deklaroi se ajo nuk do të zbatohet pasi, sipas tij, nuk garanton të drejtat e Libanit.

Libani mbetet një nga disa shtete me shumicë myslimane, së bashku me Arabinë Saudite, Pakistanin dhe Indonezinë, që ende nuk e njohin zyrtarisht Izraelin. /mesazhi

Related posts

Ushtria amerikane shkatërron anije patrulluese të rebelëve të Huthit

admin

Franca do të japë 150 euro për ata që strehojnë refugjatë ukrainas në shtëpi

admin

Kosova heton edhe një tjetër lokacion për varrezë masive, dyshohet se u përkasin viktimave të luftës në Kosovë

admin