RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Libani: Ushtria izraelite ka shkelur marrëveshjen kornizë afërsisht 7.700 herë

libani:-ushtria-izraelite-ka-shkelur-marreveshjen-kornize-afersisht-7.700-here

Ushtria izraelite ka shkelur rreth 7.700 herë marrëveshjen kornizë me Libanin, të ndërmjetësuar nga SHBA-ja, që nga nënshkrimi i saj në qershor, njoftoi të mërkurën ushtria libaneze, transmeton Anadolu.

Shkeljet përfshijnë edhe hapjen e zjarrit pranë personelit dhe patrullave të ushtrisë libaneze, thuhet në një deklaratë të ushtrisë në platformën amerikane X.

Sipas deklaratës, së fundmi të paktën 12 persona, përfshirë gra dhe fëmijë, u vranë në një masakër në qytezën Kfar Remman, në Nabatieh.

“Këto shkelje të përsëritura kanë shkaktuar një valë të re zhvendosjeje nga zonat e përcaktuara si të sigurta dhe kanë treguar se pushtimi izraelit synon të minojë besueshmërinë e ushtrisë libaneze brenda dhe jashtë vendit”, thuhet në deklaratë.

Ushtria tha se ka nisur masat për vendosjen e kontrollit operacional në zonat e përcaktuara, në kuadër të një plani të komandës së ushtrisë dhe në koordinim me grupin e koordinimit ushtarak për Libanin.

Masat përfshijnë ngritjen e gjashtë pikave të kontrollit dhe 13 pikave të vëzhgimit në dhe përreth qyteteve Zoutari Perëndimor, Fren dhe Sarfina, si dhe largimin dhe konfiskimin e armëve dhe municioneve të pashpërthyera.

Ushtria tha se ka konfiskuar rreth 1.818 armë dhe municione, përfshirë raketa, dronë dhe eksplozivë, si dhe ka pastruar rreth 12 kilometra rrugë.

Related posts

Libia kërkon ndihmë për zonat e goditura nga përmbytjet

Muhamet Ramadani

Bosch: Ndërkombëtarët po e shtyjnë në një cep Kosovën, e padrejtë ajo që po i kërkohet

Muhamet Ramadani

Familjet e fëmijëve të vr’arë në su’lmin në Golan refuzojnë të takojnë Ne’tanyahun

admin