RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Libi, 50 familje të zhdukura nga përmbytjet në qytetin Susa

libi,-50-familje-te-zhdukura-nga-permbytjet-ne-qytetin-susa

Të paktën 50 familje janë zhdukur në qytetin bregdetar Susa nga përmbytjet që goditën Libinë lindore, njoftuan autoritetet, raporton Anadolu.

Kryebashkiaku Vail Berik, duke folur për situatën aktuale në qytetin libian, deklaroi se të paktën 50 familje janë zhdukur.

Ai theksoi se një lagje e qytetit është mbuluar plotësisht me gurë të sjellë nga përmbytjet.

Berik shtoi se ai dhe ekipi i shpëtimit kanë shkuar në zonën e prekur nga përmbytjet me shpresën se do të kishte të mbijetuar, por që nuk kanë gjetur njeri.

Ai shtoi se deri më tani asnjë organizatë nuk ka mbërritur në Susa për të ndihmuar me kërkim-shpëtimin.

Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (IFRC) sot më herët njoftoi se nga përmbytjet në Libi janë zhdukur të paktën 10 mijë njerëz.

Stuhia “Daniel”, e cila goditi Mesdheun qendror, ka prekur qytetet libiane Bengazi, Beida, Merck, Susa dhe Derna.

Autoritetet në Libinë lindore kanë marrë një sërë masash, duke përfshirë pezullimin e orëve të mësimit në të gjitha institucionet arsimore publike dhe private, mbylljen e dyqaneve dhe shpalljen e orës policore, në përgjigje të stuhisë, e cila pas vetes la pasoja apokaliptike.

Kryeministri i Qeverisë së Unitetit Kombëtar, Abdulhamid Dibeybe, ka shpallur dje tri ditë zie në gjithë vendin për shkak të përmbytjeve.

Related posts

Rama: S’ka ecje përpara pa lirimin e policëve

rezart morina

BE: Shkarkimi i Ekipit menaxhues për Asociacionin shkel frymën e dialogut

rezart morina

Sulmet terroriste ndaj Policisë së Kosovës, pikat kufitare Bërnjak dhe Jarinjë vazhdojnë të jenë të mbyllura

rezart morina