RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Libi, Komiteti i Dialogut të Vogël 4+4 nënshkruan marrëveshjen për ristrukturimin e komisionit zgjedhor

libi,-komiteti-i-dialogut-te-vogel-4+4-nenshkruan-marreveshjen-per-ristrukturimin-e-komisionit-zgjedhor

Komiteti i Dialogut të Vogël 4+4 i Libisë njoftoi të dielën nënshkrimin e një marrëveshjeje përfundimtare në formë drafti për ristrukturimin e Komisionit të Lartë Kombëtar të Zgjedhjeve dhe rishikimin e ligjeve zgjedhore.

Marrëveshja u nënshkrua gjatë një ceremonie zyrtare në selinë e Misionit Mbështetës të OKB-së në Libi në kryeqytetin Tripoli, ku morën pjesë anëtarë të Komitetit 4+4, disa ambasadorë, anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Këshillit të Lartë të Shtetit, si dhe një përfaqësues i Këshillit Presidencial të Libisë, raportoi korrespondenti i Anadolus.

Marrëveshja parashikon ristrukturimin e bordit të Komisionit të Lartë Kombëtar të Zgjedhjeve dhe emërimin e Dhaou Ibrahim Attia si kryetar të bordit të komisionit dhe Sana al-Lishani si zëvendëskryetare.

Marrëveshja e fundit është pjesë e përpjekjeve të udhëhequra nga OKB-ja për krijimin e kushteve për mbajtjen e zgjedhjeve, me qëllim përfundimin e ndarjes politike të Libisë mes dy administratave rivale: Qeverisë së Unitetit Kombëtar të udhëhequr nga Abdul Hamid Dbeibeh në Tripoli, e cila qeveris Libinë perëndimore, dhe qeverisë me bazë në lindje të drejtuar nga Osama Hammad, e emëruar nga Dhoma e Përfaqësuesve në fillim të vitit 2022 dhe që administron Libinë lindore dhe pjesën më të madhe të jugut të vendit.

Related posts

Flotilja Globale “Sumud” do të niset nga Barcelona drejt Gazës më 29 mars me mijëra pjesëmarrës

Irfan Jahiu

Palestinë: Këtu janë zhvillimet kryesore gjatë natës

admin

Sveçla merr masa pas aksidenteve me fatalitet

admin