Autoriteti më i lartë i Libisë u ka bërë thirrje vendeve mike dhe grupeve ndërkombëtare të ndihmës që të ofrojnë ndihmë për zonat e goditura nga përmbytjet në rajonin lindor të vendit, transmeton Anadolu.
“Ne jemi të sigurt se solidariteti ndërkombëtar do të ketë efekt pozitiv në rindërtimin e zonës dhe rikuperimin e saj nga një fatkeqësi e tillë natyrore”, thuhet në një deklaratë nga Këshilli Presidencial i Libisë.
Në deklaratë gjithashtu u bëhet thirrje qytetarëve libianë që të respektojnë “udhëzimet dhe paralajmërimet e sigurisë” të lëshuara nga autoritetet përkatëse për të tejkaluar krizën vdekjeprurëse.
Autoritetet me bazë në Libinë lindore vlerësuan se qindra persona humbën jetën dhe mijëra të tjerë u zhdukën pasi përmbytjet goditën rajonin.
Siç raporotn agjencia libiane e lajmeve LANA, kreu i qeverisë së emëruar nga parlamenti, Ossama Hamad, tha se mijëra të tjerë besohet se janë të zhdukur.
Hamad gjithashtu tha se blloqe të tëra banimi u “fshinë nga dheu” pasi ato u përfshinë nga përmbytjet në Derna.
Më herët, kreu i qeverisë së unitetit me bazë në Tripoli, Abdul Hamid Dbeibeh, shpalli të gjitha zonat e ekspozuara ndaj stuhisë dhe përmbytjeve si “zona fatkeqësie”.
Dbeibeh gjithashtu shpalli tre ditë zie kombëtare për viktimat e përmbytjeve vdekjeprurëse që shkatërruan vendin e Afrikës Veriore.
Dje, stuhia ‘Daniel’ përfshiu disa zona në Libinë lindore, më së shumti qytetet Banghazi, Bayda dhe Al Marj, si dhe qytetet Soussa dhe Derna.
“There was a dam.”
Clear scenes of the remains of the Wadi #Derna city Dam after it collapsed due to torrential rains#Libya pic.twitter.com/WjepG72HtJ— Mahmud Mohammed (@MahmudM27830556) September 11, 2023