RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB: Ushtarët izraelitë hapën zjarr ndaj kolonës së ndihmave në Gaza

okb:-ushtaret-izraelite-hapen-zjarr-ndaj-kolones-se-ndihmave-ne-gaza

Drejtori i Agjencisë së OKB-së për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA), Thomas White deklaroi se ushtarët izraelitë hapën zjarr ndaj kolonës së ndihmave humanitare në Gaza por askush nuk u lëndua nga sulmi, transmeton Anadolu.

Në mesazhin e tij të shpërndarë në platformën e mediave sociale X, White theksoi se ushtarët izraelitë hapën zjarr ndaj një kolone ndihmash humanitare që po kthehej nga veriu i Rripit të bllokuar të Gazës.

Ai tha se autokolona në fjalë u sulmua në rrugën e përcaktuar nga ushtria izraelite por askush nuk u lëndua nga sulmi.

White potencoi se një automjet në kolonë u dëmtua nga sulmi.

Ushtria izraelite nuk ka dhënë ende deklaratë në lidhje me sulmin.

Related posts

Shefi i OBSH-së bën thirrje për “veprim kolektiv urgjent” kundër ndryshimeve klimatike pas korrikut më të nxehtë

rezart morina

“Save the Children”: Të paktën 17.6 milionë fëmijë do të lindin në uri këtë vit

rezart morina

Vriten me thikë 10 punëtorë të një ferme në Iran, arrestohet një afgan

admin