Libia kundërshtoi vendimin e 11 dhjetorit të Egjiptit për demarkimin e kufijve detarë, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Ky demarkacion është i padrejtë sepse është shpallur në mënyrë të njëanshme, ai cenon integritetin territorial të Libisë dhe parimet e mirëbesimit dhe respektit të sovranitetit”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme.
“Përcaktimi i kufijve mes dy vendeve duhet të bëhet me marrëveshje të ndërsjellë përmes negociatave që garantojnë interesat e të dyja palëve dhe respektojnë parimin e barazisë”, thuhet në deklaratë.