RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Libri me kujtime i Princit Harry del në shitje me kërkesë të madhe në mbarë botën

libri-me-kujtime-i-princit-harry-del-ne-shitje-me-kerkese-te-madhe-ne-mbare-boten

Sot doli zyrtarisht në shitje “Spare”, libri me kujtime i Princit të Britanisë së Madhe, Harry, ndërsa libraritë në Londër u hapën në mesnatë për të përmbushur kërkesat e larta të klientëve, njoftuan mediat lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Emri i librit vjen nga një përdorim tradicional midis familjeve mbretërore pasi djali i parë është trashëgimtari kurse i dyti është “rezervë” në rast se i ndodh ndonjë gjë të parit.

Në librin e tij, Harry akuzon familjen e tij mbretërore, madje pretendon për një sulm fizik nga vëllai i tij i madh, Princi William, ndërsa marrëdhëniet e tyre u prishën pas martesës së tij me aktoren amerikane Meghan Markle.

“William më qortoi, më thirri me një emër tjetër dhe më pas erdhi drejt meje. Gjithçka ndodhi kaq shpejt. Shumë shpejt”, shkroi Harry.

Vëllai i vogël vazhdoi: “Më kapi për jakë duke më grisur gjerdanin dhe më rrëzoi në dysheme. Rashë mbi tasin e qenit, i cili u thye nën shpinë, ndërsa copat më prenë. Unë mbeta shtrirë aty për një moment, i trullosur, pastaj u ngrita në këmbë dhe i thashë të dilte jashtë”.

Harry tha gjithashtu se William i kishte kërkuar që të kundërpërgjigjej, siç ishin përleshur kur ishin fëmijë, por ai refuzoi.

Lexuesit britanikë tashmë kanë arritur deri te disa kopje të autobiografisë disa ditë përpara publikimit të saj global.

Libraria e famshme Waterstones thuhet të ketë thënë se libri i Harry-t ka qenë një nga “titujt më të mëdhenj të porositjes paraprake për një dekadë”.

Në një televizion amerikan vitin e kaluar, çifti u ankua për racizëm ndaj Markle në Pallatin Buckingham.

Ata pretenduan se të paktën një anëtar i moshuar i familjes vuri në dyshim ngjyrën e lëkurës së foshnjës e cila ende nuk kishte lindur të çiftit, Archie, dhe se Meghan ishte përballur me presion të madh emocional në pallat.

Related posts

Rusia shkatërron depon e madhe të misrit në Ukrainë

rezart morina

NATO shpreh dëshirën për marrëdhënie më të mira me Serbinë

rezart morina

Katari: Bisedimet e ndërmjetësimit janë në fazë kritike, Irani thekson t’i jepet fund “gje’noci’dit” në Ga’za

rezart morina