Liderët e vendeve të ndryshme të botës kanë përgëzuar presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdoğan dhe Aleancën Popullore për marrjen e shumicës së votave në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, transmeton Anadolu.
Sipas deklaratës së Zyrës Presidenciale të Uzbekistanit, Mirziyoyev e ka telefonuar Erdoğanin dhe ka uruar për suksesin e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare.
Në bisedën telefonike, Mirziyoev tha se rezultatet e zgjedhjeve janë tregues i mbështetjes së gjerë të popullit vëlla të Turqisë për ndryshimet politike dhe reformat ekonomike nën udhëheqjen e presidentit Erdoğan.
Gjatë bisedës, liderët diskutuan për çështjet që lidhen me partneritetin strategjik midis Uzbekistanit dhe Turqisë dhe zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit shumëpalësh si dhe shqyrtuan çështjet që lidhen me përgatitjen për takimin e ardhshëm të Këshillit të Partneritetit Strategjik të Nivelit të Lartë.
Në deklaratën e Presidencës së Azerbajxhanit thuhet se Aliyev e ka telefonuar Erdoğan-in dhe i ka përcjellë urimet e tij.
Aliyev theksoi se Turqia nën udhëheqjen e Erdoğan-it ka përjetuar përparim të madh dhe si manifestim i kësaj, populli vëlla turk edhe në këto zgjedhje ka treguar besimin tek lideri i tij.
Erdoğan falënderoi gjithashtu Aliyevin për interesimin dhe urimet e tij.
Gjatë bisedës, liderët theksuan edhe një herë se miqësia dhe marrëdhëniet vëllazërore mes dy vendeve janë të përhershme dhe të palëkundura.