RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani kujton komandant Drinin: U vra para shtëpisë pak kohë pasi Kosova u bë e lirë

osmani-kujton-komandant-drinin:-u-vra-para-shtepise-pak-kohe-pasi-kosova-u-be-e-lire

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka kujtuar komandant Drinin, (Ekrem Rexhen).

Osmani tha se liria ishte ëndrra e tij, e ai u vra para shtëpisë pak kohë pasi që Kosova u bë e lirë.

“Komandant Drini ishte luftëtari i UÇK-së, i cili i mbeti besnik idealit të lirisë dhe shtetit deri në frymën e fundit. Liria ishte ëndrra e tij, e ai u vra para shtëpisë pak kohë pasi që Kosova u bë e lirë. Nuk e përjetoi gjatë lirinë, por e bëri atë të mundshme me shumë vajza e djem të UÇK-së, ndaj kujtimi dhe respekti për të dhe bashkëluftëtarët dëshmorë do të jetë i përhershëm. Pas vete la një trashëgimi të patriotit të dëshmuar dhe luftëtarit të paepur dhe i tillë do të mbetet në mendjet e secilit qytetar të Kosovës. Qoftë i përjetshëm kujtimi për komandant Drinin!”, tha Osmani./

Related posts

Forcat e sigurisë në Shri Lankë shkatërrojnë kampin e protestuesve – VIDEO

admin

Egjipti dhe Arabia Saudite thërrasin në takim urgjent Ligën Arabe për situatën në Sudan

Muhamet Ramadani

Maqedonia e Veriut zgjat gjendjen e krizës për naftën dhe derivatet e saj deri më 20 tetor

Irfan Jahiu