RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Liderët e Afrikës Perëndimore bien dakord për themelimin e një force rajonale

lideret-e-afrikes-perendimore-bien-dakord-per-themelimin-e-nje-force-rajonale

Liderët e Komunitetit Ekonomik të Shteteve të Afrikës Perëndimore (ECOWAS) kanë rënë dakord të themelojnë një forcë rajonale për të ndërhyrë kundër kryengritjeve të dhunshme në rajon, transmeton Anadolu Agency (AA).

Dje, në një takim në kryeqytetin Abuja të Nigerisë, liderët thanë se forca rajonale po ashtu do të ndërhynte në rast të një grusht shteti, duke marrë parasysh disa grusht shtete të përjetuar në dy vitet e fundit në disa vende anëtare të ECOWAS-it.

Liderët në takim diskutuan çështjet politike, të sigurisë, ato ekonomike dhe financiare, si dhe tranzicionet në Mali, Guinea dhe Burkina Faso.

Kreu i Komisionit të ECOWAS-it, Omar Alieu Touray, tha se liderët e vendeve anëtare të bllokut miratuan një “projekt për të themeluar një forcë rajonale që do të ndërhyjë kur të jetë e nevojshme, qoftë për çështje të sigurisë, terrorizmit apo rivendosjes së rendit kushtetues në vendet anëtare”.

Siç tha Touray, bëhet fjalë për marrjen e përgjegjësisë për “sigurinë e vet të bllokut në vend që të mbështeten në kontributet vullnetare”.

Ai njoftoi se zyrtarët ushtarak nga rajoni do të takohen në muajin janar për të diskutuar modalitetet për themelimin e forcës rajonale.

Në hapjen e takimit, kryetari i ECOWAS-it dhe presidenti i Guinea-Bissaut, Umaro Sissoco Embalo, tha se Komisioni i ECOWAS-it duhet të jetë i palëkundur për t’u ballafaquar sfidat e shumta me të cilat përballet rajoni.

“Ekziston një nevojë urgjente për të frenuar valët e ndryshimeve jo-kushtetuese në qeveritë e zgjedhura në mënyrë demokratike në Afrikën Perëndimore, duke trajtuar në mënyrë holistike shkaqet rrënjësore të agjitacionit dhe trazirave”, tha Embalo.

Disa vende në rajon janë prekur nga dhuna që filloi në pjesën veriore të Malit dhe që është përhapur në Burkina Faso dhe Niger.

Grusht shtetet ushtarake në Mali, Burkina Faso dhe Guinea kanë tronditur rajonin që nga viti 2020.

Ndërkohë, Touray tha se liderët gjithashtu kërkuan lirimin para janarit të 46 ushtarëve të burgosur të Bregut të Fildishtë në Mali.

Related posts

Adriana Matoshi deklaron të ardhurat, sa është pasuria e deputetes

admin

Digjen katër vetura te rruga “B” në Prishtinë, policia nis hetimet

rezart morina

Gjermani- Greqi, marrëveshje për furnizimin e Ukrainës me automjete luftarake

admin