Liderët e Egjiptit dhe Greqisë kanë diskutuar çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, përfshirë luftimin e migracionit të parregullt në rajonin e Mesdheut, luftën Rusi-Ukrainë dhe situatën në Libi, transmeton Anadolu.
Zëdhënësi presidencial i Egjiptit, Ahmed Fahmy, në rrjetet sociale njoftoi se presidenti egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi dhe kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, u takuan në qytetin bregdetar El-Alamein dhe diskutuan mundësitë për të rritur bashkëpunimin dypalësh.
Të dy liderët theksuan rëndësinë e përshpejtimit të zbatimit të marrëveshjes.
Fahmy njoftoi se një memorandum mirëkuptimi gjithashtu u nënshkrua nga liderët, të cilët ranë dakord të vazhdojnë bashkëpunimin ushtarak, ekonomik, kulturor dhe energjetik midis Egjiptit dhe Greqisë.