Udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov tha të mërkurën se një nga komandantët e tij të lartë ishte gjallë dhe shëndoshë, duke hedhur poshtë raportet se ai ishte vrarë ose plagosur në Ukrainë.
Komandanti, Adam Delimkhanov, drejton divizionin çeçen të gardës kombëtare ruse dhe është gjithashtu anëtar i parlamentit rus. Ai shihet si zyrtari i dytë më i lartë në rajonin Kaukazian, pas vet Kadyrov.
Kadyrov, i cili ka udhëhequr Çeçeninë që nga viti 2007, tha në një postim në aplikacionin e mesazheve Telegram se Delimkhanov ishte “gjallë dhe mirë dhe as i plagosur”.
Teksa, të mërkurën gjatë ditës kanali televiziv i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, “Zvezda”, ka njoftuar se komandanti në fjalë ishte plagosur derisa luftonte në Ukrainë
Delimkhanov mori një rol të spikatur në fushatën ushtarake të Rusisë në Ukrainë, duke komanduar forcat çeçene në betejën e përgjakshme për Mariupolin në ditët e para të luftës.
Më herët gjatë së mërkurës, mediat ukrainase raportuan se Delimkhanov ishte vrarë në një sulm artilerie në Ukrainën jugore, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.