RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Lideri opozitar izraelit: Qeveria e Netanyahut të largohet, nuk arriti t’i kthejë pengjet

lideri-opozitar-izraelit:-qeveria-e-netanyahut-te-largohet,-nuk-arriti-t’i-ktheje-pengjet

Udhëheqësi i opozitës izraelite Yair Lapid bëri thirrje sot për zgjedhje të parakohshme, duke thënë se qeveria e udhëhequr nga kryeministri Benjamin Netanyahu duhet të largohet pasi nuk ka arritur të kthejë pengjet e mbajtur në Gaza që nga 7 tetori, transmeton Anadolu.

“Njëri pas tjetrit ministrat e qeverisë dalin në transmetim mëngjesin e sotëm dhe sulmojnë familjet e të rrëmbyerve. Ju keni dalë mendsh. Të reja, të moshuar, fëmijë u rrëmbyen para syve tuaj”, ka thënë Lapid në X.

“Për gjysmë viti nuk arrin t’i sjellësh në shtëpi dhe pastaj fajëson familjet e tyre? Kjo qeveri e shkatërrimit duhet të shkojë në shtëpi. Zgjedhje tani”, ka deklaruar ai.

Më herët sot, ministri i Trashëgimisë Amichay Eliyahu kritikoi familjet e pengjeve pas një demonstrate masive që ata mbajtën të shtunën në Tel Aviv duke i kërkuar qeverisë të jepte dorëheqjen.

“Protesta në Ayalon ishte e dhunshme…Për Hamasin, kjo është një dhuratë. Kjo ka efektin e kundërt dhe dobëson ushtarët në front”, tha Eliyahu për Channel 12.

Izraeli ka zhvilluar një ofensivë ushtarake vdekjeprurëse në Gaza që nga një inkursion ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor 2023, në të cilin Tel Avivi thotë se janë vrarë 1.200 njerëz.

Mbi 32.700 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, janë vrarë që atëherë në enklavë nga sulmet izraelite dhe mbi 75.000 të tjerë janë plagosur, përveç shkatërrimit në masë dhe mungesës së nevojave.

Lufta izraelite ka shtyrë 85 për qind të popullsisë së Gazës në zhvendosje të brendshme, krahas një bllokade gjymtuese të shumicës së ushqimeve, ujit të pastër dhe ilaçeve, ndërsa 60 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar, sipas OKB-së.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND). Një vendim i përkohshëm në janar urdhëroi Tel Avivin të ndalojë aktet gjenocidale dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.

Related posts

Rusia fillon ofensivën e re ndaj Ukrainës

rezart morina

Nxënësit e shkollave të mesme në Rusi do të mësojnë si t’i përdorin dronët ushtarakë

rezart morina

Kurtit i kërkohet t’i ndërrojë disa ministra dhe strategji

admin