RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Liga Arabe dënon sulmin e kolonëve izraelitë ndaj kompleksit të xhamisë Al-Aksa

liga-arabe-denon-sulmin-e-koloneve-izraelite-ndaj-kompleksit-te-xhamise-al-aksa

Sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe, Nabil Fahmy ka dënuar sulmin me forcë në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa të qindra kolonëve izraelitë, nën mbrojtjen e policisë izraelite në Jerusalemin Lindor të pushtuar dhe kryerjen e lutjeve hebraike atje.

Në një deklaratë, tw cituar nga Al Jazeera Fahmy tha se e konsideronte këtë veprim si një “shkelje flagrante të shenjtërisë së xhamisë, të ligjit ndërkombëtar dhe të rezolutave të legjitimitetit ndërkombëtar”.

Ai shtoi se e mban “pushtimin izraelit plotësisht përgjegjës për këto shkelje” dhe i bëri thirrje “bashkësisë ndërkombëtare, përfshirë Këshillin e Sigurimit, të marrë përsipër përgjegjësitë e saj dhe të ofrojë mbrojtje për popullin palestinez dhe vendet e tyre të shenjta”.

Lutjet nuk lejohen për jo-muslimanët në këtë vend si pjesë e marrëveshjes së status quo-së , në fuqi që nga viti 1967, në qytetin që është i shenjtë për tre fetë abrahamike, megjithëse hebrenjve u lejohet të vizitojnë kompleksin.

Për myslimanët, kompleksi është vendi i tretë më i shenjtë i Islamit. /teve1

Related posts

Koordinatori i OKB-së: Tërmeti në Turqi, ngjarja më e keqe në rajon në 100 vitet e fundit

Muhamet Ramadani

Pas 8 ditësh shkëputjeje për të fshehur përmasat reale të represionit, rivendoset në Iran aksesi minimal në internet

admin

Studim: COVID-19 i rëndë mund të riaktivizojë viruset e fjetura

RTI