RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Liga Arabe largon He’zbollahun nga lista e gr’upeve te’rroriste

liga-arabe-largon-he’zbollahun-nga-lista-e-gr’upeve-te’rroriste

Sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe, Hossam Zaki, tha se organizata kishte ndaluar së cilësuari Hezbollahun si një “organizatë terroriste”.

“Shtetet anëtare të Lidhjes ranë dakord që emërtimi i Hezbollahut si organizatë terroriste nuk duhet të përdoret më”, tha Zaki.

Më 11 mars 2016, Liga Arabe e klasifikoi Hezbollahun si një “organizatë terroriste”, me rezerva nga Libani dhe Iraku, dhe i bëri thirrje që “të pushojë së promovuari ekstremizmin dhe sektarizmin, të përmbahet nga ndërhyrjet në punët e brendshme të vendeve dhe të ndalojë çdo mbështetje për terrorizmin dhe terroristët në rajon”.

Klasifikimi ndodhi menjëherë pasi vendet e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit përcaktuan Hezbollahun libanez si një organizatë terroriste më 2 mars 2016. /abcnews

Related posts

Dëshmitarja në Kongres akuzon administratën Biden për lidhje me trafikun e fëmijëve emigrantë në SHBA – VIDEO

rezart morina

A do e njohë Spanja pavarësinë e Kosovës? Ja kur votohet nisma në Parlament

admin

“Po krijon përçarje të kombit!”- Reagime të ashpra ndaj deklaratës së liderit të ekstremit të djathtë se do të përjashtojë francezët me shtetësi të dyfishtë nga punët në qeveri

admin