RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Dëshmitarja në Kongres akuzon administratën Biden për lidhje me trafikun e fëmijëve emigrantë në SHBA – VIDEO

deshmitarja-ne-kongres-akuzon-administraten-biden-per-lidhje-me-trafikun-e-femijeve-emigrante-ne-shba-–-video

Mediat amerikane raportonin se një dëshmitar ka dhënë versionin e tij një Komision Hetimor të Senatit të SHBA për akuzat e rënda lidhjeve të administratës së presidentit Joe Biden me trafik të miturish emigrantë në kufirin jugor.

Zyrtarët kanë dëgjuar raportuesen Tara Lee Rodas, e grupit të të drejtave HHS, aktivisten Sheena Rodriguez, dhe drejtuesen e grupit ‘Alliance for a Safe Texas’, Jessica Vaughn, raporton rrjeti Fox News.

Komentet direkte ende nuk janë publikuar por në dëshminë e shkruar Rodas paralajmëron për problemin që daton para kësaj administrate dhe është përkeqësuar në vitet e fundit.

“Unë mendoja se do të ndihmojë fëmijët që të gjenin një shtëpi e familje, por zbulova se ata trafikoheshin në një rrjet të sofistikuar nga kufiri me SHBA dhe më pas te sponsora të dyshimtë”, ka thënë ajo mes të tjerash.”

“Nëse është e qëllimshme apo jo, qeveria e SHBA duket se është kthyer në një ndërmjetës të një operacioni trafiku të drejtuar nga lojtarë të këqinj që përfitojnë me jetën e fëmijëve”, shtohet në dëshmi. /tch

Related posts

Hetimi irianian zbulon se Mahsa Amini vdiq nga sëmundja

admin

Rusia bllokon qasjen në FaceTime për shkak të akuzave për krim

RTI

Si mund të ndërtohet një perandori globale biznesi! Asnjë kompani s’është e veçuar, epoka e marrëveshjeve “pothuajse bashkim”

admin