RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ligjvënësit e BE-së miratojnë 500 milionë euro për industrinë e mbrojtjes

ligjvenesit-e-be-se-miratojne-500-milione-euro-per-industrine-e-mbrojtjes

Parlamenti Evropian (PE) miratoi sot një projekt-ligj që mbështet industrinë e mbrojtjes të Bashkimit Evropian (BE) me 500 milionë euro në mes të luftës së Rusisë kundër Ukrainës, transmeton Anadolu.

Deputetët e BE-së miratuan qëndrimin negociues të PE-së të Ligjit për Mbështetjen e Prodhimit të Municioneve, thuhet në deklaratën e organit legjislativ të bllokut. Projektligji i propozuar nga Komisioni Evropian (KE) në prill synon të “përshpejtojë dërgimin e municioneve dhe raketave në Ukrainë dhe të ndihmojë shtetet anëtare të rimbushin arsenalin e tyre”.

Ligji ndan 500 milionë euro nga buxheti i BE-së për të rritur kapacitetet e prodhimit, veçanërisht për municionet tokë-tokë dhe artileri, raketat dhe përbërësit e tyre.

Eurodeputeti rumun, Cristian Busoi, i cili do të drejtojë ekipin negociator të PE-së, e quajti vendimin një “hap të rëndësishëm përpara për sigurinë dhe mbrojtjen” e BE-së që do të ndihmojë për të “rritur kapacitetin tonë për t’iu përgjigjur sfidave të sigurisë”.

Bisedimet me Këshillin e Bashkimit Evropian, organi i BE-së që përfaqëson shtetet anëtare, do të fillojnë tani dhe PE pret të japë “dritën e gjelbër” përfundimtare për projektligjin në korrik.

Akti bazohet në shtyllën e tretë të planit të shefit të politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell për furnizimin me municion në Ukrainë dhe përshpejtimin e prodhimit ushtarak në BE.

BE-ja, megjithatë, është kritikuar për procesin e saj të ngadaltë të vendimmarrjes, pavarësisht situatës emergjente, pasi Ukraina ka kërkuar më shumë mbështetje ushtarake që nga fillimi i vitit 2023 ndërsa anëtarët e BE-së raportuan rënie të arsenalit të tyre.

Related posts

Gjermani, radhë të gjata për të votuar për zgjedhjet presidenciale në Turqi

rezart morina

60% e qytetarëve thonë se cilësia e derivateve të naftës nuk është aspak e mirë

rezart morina

Ministri turk i Kulturës në hapjen e Xhamisë së Sulltan Muratit në Shkup të restauruar nga TIKA

rezart morina