RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Lirohet me kusht ish-ushtari australian i akuzuar për krime lufte dhe vrasje në Afganistan

lirohet-me-kusht-ish-ushtari-australian-i-akuzuar-per-krime-lufte-dhe-vrasje-ne-afganistan

Gjykata në Australi liroi me kusht ish-ushtarin e forcave speciale, i cili u arrestua javën e kaluar me akuzën për vrasje gjatë shërbimit të tij në Afganistan, raportuan mediat lokale të martën, transmeton Anadolu.

Ish-ushtari i forcave speciale australiane, Oliver Schulz, u arrestua për vrasjen e civilit afgan Dad Mohammed në provincën qendrore Uruzgan në vitin 2012, raportoi ABC News.

Megjithatë, gjatë paraqitjes së tij në Gjykatën Lokale të Downing Center të Sidneit, avokati i tij kërkoi lirim me kusht për klientin e tij, pasi po përballet me një situatë potencialisht të rrezikshme në burg.

“Nuk mund të anashkalohet. Kam frikë se ai është në rrezik të lëndimit të rëndë”, citoi transmetuesi avokatin Phillip Boulten të ketë thënë në gjykatë.

Gjykata pranoi kërkesën e tij dhe miratoi lirimin me kusht që çdo ditë të paraqitet në polici, ndërsa natën nuk lejohet të dalë. Schulz gjithashtu nuk do të lejohet të komunikojë me ish-kolegët e tij në Afganistan.

Nëse gjykata e shpall fajtor, ai mund të përballet me një dënim maksimal me burgim të përjetshëm.

Schulz, 41-vjeç, u arrestua nga policia në Jindabyne në Uellsin e Ri Jugor javën e kaluar dhe u akuzua për krime lufte dhe vrasje.

Ai është gjithashtu ushtari i parë aktual ose ish-ushtar australian që arrestohet dhe akuzohet për krime lufte sipas ligjit australian.

Australia ka kryer hetime të gjata për krimet e dyshuara të luftës të kryera nga forcat e saj në Afganistan.

Në vitin 2020, 39 ushtarë australianë u akuzuan për vrasje të paligjshme të civilëve ose të t; burgosurve afganë.

Raporti i porositur nga inspektori i përgjithshëm i forcave australiane të mbrojtjes gjeti “informacion të besueshëm” se ushtarët australianë vranë civilë dhe të burgosur në Afganistan.

Sipas raportit, 25 pjesëtarë aktual ose të mëparshëm janë përfshirë në krime të rënda, ose i kanë kryer vetë veprat penale ose kanë qenë ndihmës.

Gjenerali Angus Campbell, shefi i forcave australiane të mbrojtjes, u kishte kërkuar gjithashtu falje afganëve për vrasjet.

Related posts

Fjalimi i Ne’tanyahut tregon se ai nuk dëshiron të bëj marrëveshjen e ar’mëpushimit

rezart morina

“Origjina e numrave: Ekspozita frymëzuese e Urim Berishës në Xhaminë Glarus” në Zvicër

RTI

U nxor pak ditë më parë e gjallë nga barku i nënës së vrarë, vdes foshnja në Gaza

admin