RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Princi i Kurorës i Arabisë Saudite diskuton “partneritetin strategjik” me kryeministrin irakian

princi-i-kurores-i-arabise-saudite-diskuton-“partneritetin-strategjik”-me-kryeministrin-irakian

Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, diskutoi “mënyrat e bashkëpunimit për zhvillimin e partneritetit strategjik” me kryeministrin irakian, Mohammed Shia al-Sudani, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Arabisë Saudite, SPA, Bin Salman pati një bisedë telefonike me kryeministrin irakian, Sudani.

Gjatë bisedës u diskutuan mënyrat e bashkëpunimit për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe zhvillimin e partneritetit strategjik në kuadër të Këshillit Koordinues Arabi Saudite-Irak.

Sipas agjencisë zyrtare irakiane të lajmeve, INA, gjatë bisedës Sudani-Bin Salman, u theksua rëndësia e ruajtjes së bashkëpunimit të ndërsjellë në fusha të ndryshme, veçanërisht në ekonomi dhe investime, në një mënyrë që do të kontribuojë për të dy vendet, në kuadër të Këshillit Koordinues Arabi Saudite-Irak.

Marrëdhëniet Irak-Arabi Saudite

Arabia Saudite rifilloi marrëdhëniet diplomatike me Bagdadin në dhjetor 2015, pas 25 vjetësh, pasi Iraku pushtoi Kuvajtin në vitin 1990.

Pas dekadash tensione, marrëdhëniet filluan të përmirësohen pasi ministri i Jashtëm i atëhershëm i Arabisë Saudite, Adel al-Jubeir, vizitoi Bagdadin më 25 shkurt 2017.

Një këshill koordinues u krijua midis Arabisë Saudite dhe Irakut në korrik 2021, i ngarkuar për të diskutuar të gjitha çështjet politike, të sigurisë dhe ekonomike.

Iraku luajti gjithashtu një rol aktiv në ndërmjetësimin e negociatave midis Arabisë Saudite dhe Iranit për rifillimin e marrëdhënieve diplomatike.

Related posts

Danimarkë: Të infektuarit me COVID nuk do të izolohen më

admin

Presidenti i Kubës: Izraeli gjenocidal sulmoi brutalisht vendin ku u strehuan mbi 1 milion palestinezë

rezart morina

Gërvalla takohet me disa kryetarë të bashkive arbëreshe

RTI