RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Lirohet rryma për pjesën e shpenzuar mbi 800 kilovatë

lirohet-rryma-per-pjesen-e-shpenzuar-mbi-800-kilovate

Nga ky muaj kanë hyrë në fuqi tarifa të reja të energjisë elektrike.

Për 8 për qind është liruar çmimi i rrymës për kilovatët e shpenzuar mbi blloktarifën prej 800 kilovatësh, është vendosur të martën nga Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energjisë të martën.

Deri tash, çdo shpenzim mbi 800 kilovatë ka kushtuar 14.45 centë për tarifën e lartë (të ditës) dhe 6.81 centë për tarifën e ulët (atë të natës). Me zbritje çmimi i kilovatit të shpenzuar mbi blloktarifë kushton 13.29 centë për tarifën e lartë dhe 6.26 për tarifën e ulët.

Vendimi është arsyetuar me uljen e çmimit të importit dhe me uljen e nivelit të shpenzimit.

Vitin e kaluar ZRrE kishte marrë vendim për shtrenjtim të tarifave të energjisë elektrike, vendim ky që ishte kritikuar nga opozita dhe një pjesë e shoqërisë civile. Ndërsa, Qeveria kishte thënë se Kosova ka rrymën më të lirë në rajon dhe se ka marrë disa vendime për subvencionimin e energjisë së shpenzuar për qytetarët./

Related posts

Refuzimi serb dhe zhvillimet në veri, kështu pritet të vazhdojë plani franko-gjerman për dialogun

admin

Tërheqja e Joe Biden, BBC: Si u shkatërrua gjithçka në më pak se një muaj

admin

Vazhdon sekuestrimi i vilave në Brezovicë

admin