RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Lista Serbe kërkon shpallje të zgjedhjeve në veri, thotë se do të marrë pjesë

lista-serbe-kerkon-shpallje-te-zgjedhjeve-ne-veri,-thote-se-do-te-marre-pjese

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, u ka bërë thirrje autoriteteve në Kosovë që të shpallin sa më parë zgjedhjet për kryetarë dhe kuvende komunale në katër komunat në veri të Kosovës, duke thënë se ata janë gati të marrin pjesë në to.

Rakiq në një konferencë për media ka thënë se tani topi është në anën e Prishtinës, raportojnë mediat serbe.

“Është e nevojshme që këta kryetarë komunash dhe këtë këshilltarë komunal të rremë, joligjor dhe jolegjitim, që kanë muaj që ngacmojnë qytetarët tanë të japin urgjentisht dorëheqjen dhe të largohen, për të dalë nga godinat tona, sepse nuk janë përfaqësues të popullit tonë. Qëllimi i tyre i vetëm është të ngacmojnë shtetasit tanë”, është shprehur Rakiq.

Po ashtu Rakiçi ka thënë se vendimet politike janë marrë gjithmonë në koordinim me Beogradin.

“Kjo është arsyeja pse këtë herë ne do të dëgjojmë këshillën e presidentit Vuçiq dhe sot po dërgojmë një mesazh se jemi gati të marrim pjesë në zgjedhjet në veri të Kosovës dhe Metohisë, dhe kështu të inkurajojmë procesin politik dhe dialogun që do të çonte në përmbushjen e kushteve tona që i kemi theksuar vazhdimisht deri më tani. Kjo është arsyeja pse ne i kërkojmë Prishtinës të shpallë zgjedhje të parakohshme lokale për kryetarë dhe këshilltarë në të katër komunat në veri të Kosovës dhe Metohisë sa më shpejt të jetë e mundur”, është shprehur Rakiq.

Institucionet e Kosovës janë deklaruar kundër kërkesave për dorëheqje të kryetarëve në katër komunat në veri të Kosovës dhe kanë thënë se zgjedhjet në këto komuna do të mund të mbahen vetëm pas organizmit të një peticioni me të cilin ata do të mund të largoheshin nga detyra.

Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi javë më parë ka thënë se çfarëdo kërkese tjetër për largimin e kryetarëve në veri, përveç me peticion, është kërkesë e Serbisë dhe si e tillë nuk do adresohet.

Shpallja e zgjedhjeve në katër komunat veriore dhe zvogëlimi i pranisë policore në këtë pjesë të vendit ishin në mesin e pikave për të cilat Kosova dhe BE-ja u dakorduan, si rrugë drejt shtensionimit të situatës.

Krasniqi ishte shprehur i bindur se me hartimin e udhëzimit administrativ për organizimin e peticionit, si dhe me zvogëlimin e numrit të policëve në veri për 50 për qind, është përmbushur dakordimi i arritur në Bratislavë.

Related posts

Çfarë parasheh marrëveshja për trafikun ajror që nënshkruan dje Kosova dhe Mali i Zi

rezart morina

Osmani takoi shefin e diplomacisë italiane, flasin për rëndësinë e marrëveshjes dhe aneksit të dakorduar mes Kosovës dhe Serbisë

rezart morina

Ish-gjeneralët amerikanë: Dështimet e administratës Biden në planifikim çuan në rënien kaotike të Kabulit

admin