RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Lista Serbe nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet në veri

lista-serbe-nuk-do-te-marre-pjese-ne-zgjedhjet-ne-veri

Lista Serbe – e vlerësuar si partia kryesore e serbëve në Kosovë – tha se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e shpallura për katër komunat e banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Njoftimi vjen një ditë pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, caktoi 18 dhjetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Kryetarët e këtyre komunave – që të gjithë nga Lista Serbe – dhanë dorëheqje më 5 nëntor, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për të nisur procesin e riregjistrimit të makinave me targa të paligjshme serbe.

Lista Serbe tha të martën se as subjekti, as qytetarët që e mbështesin atë – “mbi 95% e të cilëve janë janë në këto zona” – nuk do të dalin në zgjedhje.

Osmani tha se vendimi për shpalljen e zgjedhjeve është “detyrim kushtetues” që pason “aktin e dorëheqjes së katër kryetarëve të komunave” dhe “assesi çështje dëshire apo vendim që mund të ndryshohet”.

Related posts

Tetë zyrtarë policorë nderohen me medalje për shpëtim jete

Hevzi

Sulmi me dronë zhyt qytetet kryesore të Sudanit në errësirë mes luftës civile

admin

Deti Mesdhe, “rruga e vdekjes” për emigrantët

admin