Miroslav Aleksiq, në emër të listës zgjedhore “Serbia kundër dhunës”, ka deklaruar se gjatë zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Serbi kanë qenë dëshmitarë të “dhunës së paparë zgjedhore”, raporton Anadolu.
“Ajo çfarë ka ndodhur gjatë fushatës zgjedhore dhe më parë përmes formave të ndryshme të presionit ndaj qytetarëve dhe parregullsive të tjera që ka përdorur kjo qeveri. Sot pamë diçka që nuk ishte parë deri më tani, sidomos në nivelin e qytetit të Beogradit, ku njerëzit që nuk jetojnë në Beograd silleshin këtu me autobusë, furgonë, automjete për të votuar sikur të ishin qytetarë të Beogradit”, tha Aleksiq.
“Qendra ku mblidheshin ishte ‘Arena’ dhe ne i kemi të gjitha informacionet që do t’i paraqesim dhe thënë thjesht ajo që ndodhi të dielën në të gjithë Serbinë nuk mund të jetë diçka që ne mund ta pranojmë si rezultat të zgjedhjeve demokratike dhe të ndershme”, tha Aleksiq në një fjalim para gazetarëve në selinë zgjedhore të listës “Serbia kundër dhunës” në Beograd dhe shtoi:
“Sa i përket informacionit të paraqitur nga përfaqësuesit e Partisë Përparimtare Serbe (SNS) dhe vet presidenti Aleksandar Vuçiq, ato i referohen përqindjes së rezultateve paraprake dhe ne si koalicion ‘Serbia kundër dhunës’ kemi rezultate që janë bazuar në procesverbale”.
Ai theksoi se sipas të dhënave të 29.17 për qind të numrit të përgjithshëm të vendvotimeve, koalicioni rreth SNS ka fituar 43.2 për qind, koalicioni “Serbia kundër dhunës” 28.2 për qind, Partia Socialiste e Serbisë (SPS) 6.7 për qind, DSS e Re – koalicioni “Shpresa” 5.5 për qind dhe lista Ne
– Zëri i Popullit 4.8 për qind dhe të gjitha të tjerat janë nën census.
Sipas tij, në Beograd ka shumë pak vendvotime ku ka përfunduar numërimi i votave.
“Ajo që është shumë e vërtetë, se në këtë moment nuk bëhet fjalë për fitoren e Partisë Progresive Serbe në Beograd. Përkundër gjithë kësaj vjedhjeje dhe njerëzve që vinin nga jashtë. Sipas informacioneve që kemi marrë, 40 mijë letërnjoftime janë lëshuar për personat që nuk jetojnë në Beograd dhe që kanë ardhur sot për të votuar me beogradasit. Në këtë moment, lista ‘Serbia kundër dhunës’ dhe SNS janë të barabarta në total”, tha Aleksiq.
Marinika Tepiq, bartësja e listës “Serbia kundër dhunës”, tha se nuk i pranojnë rezultatet e paraqitura nga SNS, duke shtuar se “Serbia kundër dhunës” ka të paktën 26 për qind të votave në zgjedhjet parlamentare. Ajo tha se do të përdorë të gjitha mjetet demokratike për të mbrojtur vullnetin e qytetarëve.
Lista “Serbia kundër dhunës” ka deklaruar se një numër i madh i votuesve nga entiteti i BeH-së, Republika Sërpska që kanë votuar ilegalisht në Beograd, edhe pse nuk kanë vendbanim të regjistruar në Serbi, kanë pasur ndikim në rezultatet e përgjithshme.
– Zgjedhjet e parakohshme
Në Serbi mbrëmë u mbajtën zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kuvendin e Krahinës Autonome të Vojvodinës dhe zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale për kryeqytetin Beogradin dhe 65 vetëqeverisje të tjera lokale.
Të drejtë vote në zgjedhjet parlamentare kishin 6.500.165 qytetarë, në zgjedhjet krahinore në Vojvodinë 1.669.734 dhe në Beograd 1.613.190 qytetarë.