Një sistem i mbrojtjes ajrore Patriot është vendosur në Lituani si pjesë e stërvitjes vjetore ushtarake ndërkombëtare, Baltic Connection 24.
Bëhet e ditur se ky sistem synon të rrisë mbrojtjen e popullsisë dhe infrastrukturës së vendit kundër aeroplanëve, dronëve dhe raketave.
Bateria e sistemit të mbrojtjes ajrore ka mbërritur në portin Klaipeda prej ku do të zhvendoset në bazën ajrore Siauliai.
Lituania kufizohet me enklavën ruse të Kaliningradit, ku qeveria polake thotë se Rusia mund të ketë vendosur rreth 100 armë bërthamore.