RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Londra aktivizon planin e emergjencës për mot të ashpër përpara temperaturave nën zero

londra-aktivizon-planin-e-emergjences-per-mot-te-ashper-perpara-temperaturave-nen-zero

Londra ka aktivizuar Protokollin e Emergjencës për Mot të Ashpër, pasi pritet të përballet me temperatura nën zero të premten në mbrëmje, njoftoi kryebashkiaku i qytetit, transmeton Anadolu.

“Temperatura pritet të bjerë nën zero sonte dhe strehimi emergjent është i hapur në të gjithë kryeqytetin për ata që flenë në rrugë”, shkroi Sadiq Khan në platformën e rrjeteve sociale të kompanisë amerikane X

Kryebashkiaku u bëri thirrje personave që zakonisht flenë në rrugë ose atyre që njohin dikë në këtë situatë të lidhen me shërbimet mbështetëse përmes “StreetLink”, një platformë që lidh personat e pastrehë në Angli dhe Uells me shërbime ndihmëse.

Gjithashtu, javën e ardhshme pritet që Londra të përfshihet nga reshje dëbore.

Sipas “BBC Weather”, kryeqyteti do të ketë katër ditë me borë, ndërsa “Netweather” ka lëshuar një paralajmërim të kuq për një mundësi të lartë reshjesh dëbore në Londër të mërkurën, raportoi “My London”.

Related posts

Incidenti me Vjosa Osmanin në aeroportin e Shkupit, Kosova e quan provokim, i dërgon notë proteste Maqedonisë së Veriut

admin

Nigeri, 5 të vdekur nga një sëmundje e padiagnostikuar

Muhamet Ramadani

Turqi, fillon votimi për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

admin