Të shkëputur nga ndihma e jashtme, njerëzit në strehimoret e drejtuara nga OKB-ja në Khan Younis po luftojnë për ushqim, thotë një person i zhvendosur.
Nawraz Abu Libdeh, një banor aty i cili është zhvendosur gjashtë herë, tha: “Lufta e urisë ka filluar”.
“Kjo është më e keqja e të gjitha luftërave,” shtoi Abu Libdeh.
Një “rrethim total” në Gaza nga Izraeli ka rezultuar në furnizime të kufizuara me ushqim, ujë, karburant dhe ilaçe që nga fillimi i luftës.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha më herët se ai pret që “rendi publik të prishet plotësisht së shpejti për shkak të kushteve të dëshpëruara” në Gaza – me “implikime potencialisht të pakthyeshme për palestinezët në tërësi”. /mesazhi