RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Lufta në Gaza: Ikja e civilëve nga sulmet i kujtojnë babait të modeleve Hadid peripecitë e nënës së tij

lufta-ne-gaza:-ikja-e-civileve-nga-sulmet-i-kujtojne-babait-te-modeleve-hadid-peripecite-e-nenes-se-tij

Mohamed Hadid, babai i modeleve amerikane të njohura botërisht me prejardhje palestineze, Bella dhe Gigi Hadid, tha se kur i sheh civilët që ikin në jug për shkak të okupimit izraelit në Gaza, i kujtohen peripecitë e nënës së tij para 75 vjetëve.

Ai ka qenë foshnjë 9-ditore kur dy familje emigrantësh hebrenj, të cilët i kishin strehuar pasi kishin ikur nga Evropa për shkak të Luftës së Dytë Botërore, i kanë përzënë nga shtëpia e tyre.

Hadid në New York për Anadolu foli për sulmet e Izraelit që po vazhdojnë në Gaza që nga 7 tetori.

Një biznesmen me orgjinë nga Palestina, Hadid tha se pamjet e civilëve që iknin në jug për shkak të pushtimit të Gazës nga Izraeli, i kujtojnë atij peripecitë nënës së tij 75 vjet më parë, kur familja e tij u bë refugjat.

Hebrenjtë të cilët i mirëpritën ua konfiskuan shtëpinë

Hadid rrëfeu se si populli palestinez ua hapi dyert emigrantëve me prejardhje hebreje nga Polonia dhe Hungaria, anija e të cilëve u ankorua në portin e Haifas, pasi ikën nga Evropa në vitin 1946.

Ai shpjegoi se i ati i tij kishte marrë në shtëpinë e tyre në dy familje hebreje në Safed, ndërsa nëna e tij dy vjet pas kësaj ngjarjeje kishte shkuar në Nazareth te shtëpia e babait të saj për ta lindur atë.

Hadid tregon se ka lindur në vitin 1948 në qytetin Nazarethit të rajonit të Galilesë në veri të Palestinës, kur ka filluar lufta e parë Izrael-Palestinë, ndërsa po atë periudhë grupet hebreje kanë filluar të konfiskojnë tokat e palestinezëve, ku në shtëpinë familjes Hadid kanë jetuar familje hebrenjsh që i kishin mirëpritur.

“Kur unë isha vetëm 9-ditësh, nëna ime, duke e marrë edhe motrën time dyvjeçare, është kthyer në shtëpinë tonë në Safed. Qyteti Safed ishte pothuajse i marrë nën kontroll nga hebrenjtë që ishin atje. As babai im, i cili ishte profesor në Universitetin e Haifas, nuk ka qenë në shtëpi. Kurse kur kemi ardhur në pjesën që i takonte familjes tonë, nuk na kanë pranuar”, u shpreh ai.

Mohamed Hadid vuri në dukje se nëna e tij, Khairiah Hadid, u ka treguar se pasi e ka kuptuar se ata tashmë ishin bërë refugjatë, ka dashur të marrë batanije nga shtëpia në mënyrë që fëmijët e saj të mos ftohen rrugës, por familja hebreje nuk i ka pranuar në shtëpi dhe nëna e saj as nuk është lejuar të merrte me vete albumin e familjes.

Hadid tha se pamjet e civilëve që ikin nga sulmet në Gaza, ia kanë kujtuar tregimet e nënës së tij, se si me ditë ka udhëtuar me fëmijët e saj herë mbi kurrizin e kafshëve herë në këmbë përderisa kanë shkuar në Siri dhe se si kanë arritur pas shumë ditësh në kampin e refugjatëve në Siri.

Ai shpjegoi se me babain janë takuar pas shumë ditëve në këtë kamp. “Nuk më kujtohet asgjë pasi isha vetëm 9-ditësh. Por ato që i pashë në ekrane më kanë prekur thellësisht dhe më bënë të ndieja përpjekjen dhe vështirësitë nëpër të cilat kaloi nëna ime për të më çuar të gjallë në një kamp refugjatësh”, tha Hadid.

Familja Hadid kërcënohet me vdekje për shkak të postimeve për Palestinën

Duke folur rreth postimeve të vajzave të tij modele me famë botërore Bella dhe Gigi Hadid, të cilat tërheqin vëmendjen për humbjet e civilëve që kur kanë filluar sulmet e Izraelit ndaj Gazës, ai shprehet:

“Fëmijët e mi ndjekin intuitën e tyre për atë që po ndodh me natyrën dhe njerëzit në botë. Kanë kontribuar me vite për çështje të ndryshme duke filluar nga fatkeqësia e tërmetit në Türkiye e deri tek uria në Afrikë, nga të pastrehët në Azinë Juglindore e deri te ndërtimi i shkollave për UNICEF-in. Çdo herë kanë një interesim për situatat humanitare. Për arsye se jam palestinez edhe ata janë gjysmëpalestineze. Kjo u krijon një interes të natyrshëm për këtë temë”.

Duke tërhequr vëmendjen se sulmet në Gaza tashmë kanë rritur kritikat ndaj familjes së tij në një nivel të rrezikshëm, Hadid tha: “Marrim shumë kërcënime. Unë kam pranuar shumë e-maile të urrejtjes. Kanë ndarë telefonat e mi dhe të bijave të mia në internet. Na kanë bërë shumë thirrje me përmbajtje urrejtjeje, nga kërcënimo për vdekje deri në sulm. U detyruam t’i ndërrojmë numrat e telefonave”.

Perëndimi, burim i antisemitizmit

Ai mes tjerash thotë se antisemitizmi është një ngjarje me prejardhje Evropën. “Kjo ndodhi në Evropën lindore dhe perëndimore, ndaj njerëzve të rajonit tonë. Por unë nuk mund të bëhem antisemitik, edhe unë vijë nga raca semite. Vij nga tokat ku ka lindur Hz. Isa. Nuk mund të jem kundër vetes”, tha Hadid.

Hadid tha se si bij të Ibrahimit, janë kushërinj me hebrenjtë, besojnë në një Zot, por nga ana tjetër hebrenjtë mund të mos ndihen kështu, duke potencuar: “Tri fe u bashkuan në këto toka. Prandaj, ne nuk mund të jemi kundër tyre dhe ata nuk mund të jenë kundër nesh”.

Refugjatët palestinezë as të gjallë e as të vdekur nuk mund të kthehen në tokat e tyre

Hadid theksoi se dhimbja më e madhe në botë është kur njerëzit nuk mund të kthehen në tokat ku kanë lindur as të gjallë e as të vdekur.

Edhe pse nëna, babai dhe gjyshja e tij kanë lënë amanet të varrosen në tokat ku kanë lindur e janë rritur, Hadid shpjegon se mos realizimi i këtyre i konsideron si ndër 3 ngjarje më të dhimbshme të jetës së tij. “Askush nuk duhet të detyrohet të përjetojë dhimbja e moskthimit asnjëher në tokat ku është lindur dhe rritur, qoftë i vdekur ose gjallë”, tha ai.

Hadid kujtoi se ata jetuan në vende të ndryshme si refugjatë për vite me radhë pasi u dëbuan nga Palestina nga kolonët hebrenj.

Ai shpjegon se një periudhë me familjen e tij ka jetuar në ishullin Rodos, ndërsa gjyshja e tij, e cila ka ndërruar jetë këtu, nuk është lejuar të varroset në Palestinë.

“Ky vend ishte ku më së shumti mundëm ta afrojmë atë në Palestinë”, u shpreh Hadid, ndërsa tha se nënën dhe babain janë detyruar t’i varrosin në ShBA.

“Unë kisha dashur të varrosem në tokat ku kam lindur”, shtoi ai.

Related posts

Portugalia merr masa ekstreme nga thatësira, fillon racionimi i furnizimit me ujë

admin

Putin mbërrin në Mongoli, anëtare e GJNP-së, pavarësisht urdhrit të arrestit

RTI

Palestinë: Ja një vështrim në disa nga zhvillimet kryesore më të fundit

RTI