Ish-ambasadori i Shqipërisë në Britani, Mal Berisha, ka komentuar situatën e tensionuar në Lindjen e Mesme, duke u fokusuar në përplasjet e fundit mes Izraelit dhe Iranit. I ftuar në studion e “Open” në News24, Berisha nënvizoi se Libani ka pasur probleme me Hezbollahun dhe se është një vend me një diversitet të madh fetar.