RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Lufta në Rripin e Gazës, forcat izraelite vrasin tre djemtë e udhëheqësit të Hamasit

lufta-ne-rripin-e-gazes,-forcat-izraelite-vrasin-tre-djemte-e-udheheqesit-te-hamasit

Tre djemtë e udhëheqësit të lartë të Hamasit, Ismail Haniyeh, janë vrarë në një sulm ajror izraelit në Rripin e Gazës.

Lajmi që u njoftua fillimisht nga mediat e Hamasit, u konfirmua më pas nga vetë Haniyeh i cili tha se vrasja e djemve të tij, nuk do të ketë ndikim tek kërkesat e grupit militant në negociatat për armëpushim.

Në një intervistë për televizionin Al Jazeera ai akuzoi Izraelin se po vepron në “frymën e hakmarrjes dhe vrasjes”.

Haniyeh foli menjëherë pasi djemtë e tij Hazem, Ameer dhe Mohammed Haniyeh u vranë bashkë me anëtarë të tjerë të familjes, kur një makinë me të cilën po udhëtonin u vu në shënjestër të forcave izraelite në kampin e refugjatëve Al-Shati të Gazës.

Mediat e Hamasit thanë se edhe dy nga nipërit e udhëheqësit të grupit u vranë në sulm dhe një i tretë u plagos.

Ismail Haniyeh, i cili tani jeton në mërgim në Katar, është me origjinë nga Shati. Ushtria izraelite nuk ka bërë koment për ngjarjen. /voa

Related posts

Numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë shkon në 5,546/ OKB ka ndihmuar mbi 100 mijë persona, nevojiten 80 milionë dollarë

Irfan Jahiu

Osmani: Vuçiqi vazhdon të jetë me mendësinë e viteve të 90-ta, kjo duhet të refuzohet nga të gjithë

admin

Klinika Infektive: 31 pacientë janë hospitalizuar me simptoma helmimi, 11 pozitive me bakterin Salmonella Enteritidis

RTI