RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Lufta në Tajvan do të ishte “shkatërruese” – VIDEO

lufta-ne-tajvan-do-te-ishte-“shkaterruese”-–-video

Konflikti në Ngushticën e Tajvanit do të ishte “shkatërrues”, ka paralajmëruar të shtunën Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, teksa e ka kritikuar mungesën e gatishmërisë së Kinës për t’u përfshirë në bisedime.

Ai ka thënë se e gjitha bota e ka për detyrë ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ngushticën e Tajvanit.

“Siguria e korsive të transportit detar dhe zinxhiri global i furnizimeve varet nga diçka e tillë. Mos u ngatërroni, konflikti në Ngushticën e Tajvanit, do të ishte shkatërrues”, ka thënë ai në një konferencë të sigurisë, të organizuar nga Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike.

Ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara “janë të vendosura” për ta ruajtur paqen dhe sigurinë në atë zonë.

Austin i ka kërkuar homologut të tij kinez, Li Shangfu që të takohen në margjina të konferencës.

Megjithatë, pala kineze ka refuzuar.

Para takimeve, Li ka thënë se Kina ka të drejtë të përdorë forcën për ta përfshirë Tajvanin në territorin e saj, ndonëse synon “ribashkim” paqësor.

Tajvani është ishull i pavarur prej vitit 1949, mirëpo Kina e konsideron si të sajin, të cilin një ditë do ta bëjë pjesë të territorit kinez.

Li pritet ta prezantojë agjendën e re të sigurisë së Kinës, këtë të diel. /rel

Related posts

I shoqi akuzohet se e vrau dhe fshehu kufomën, gjenden rrobat e 42-vjeçares! Si bashkëshorti e hoqi qafe pasi nisi lidhje me një grua tjetër, i frikësohej humbjes së pronave

admin

Hamas shpjegon 7 tetorin: Jo vrasje civilësh, por reagim ndaj një pushtimi!

RTI

Tre “baronët” që lindën kartelet “Narkos Meksika”! “Shefi i shefave”, marrëveshja me Escobarin, plantacionet, vrasja e agjentit të FBI dhe shtëpia e martirizimit!

admin