Presidenti rus Vladimir Putin do të takohet me liderin bjellorus, Alexander Lukashenko, pasi tashmë ka zhvilluar bisedime me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un këtë javë.
Lukashenko mbërriti të entjen në qytetin rus të Soçit, njoftuan mediat shtetërore bjelloruse. Bisedimet janë planifikuar të zhvillohen në rezidencën e Putinit në vendpushimin e Detit të Zi.
“Bjellorusia është aleati ynë më i afërt, krerët e shteteve takohen rregullisht,” tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.
Vetëm këtë vit, do të jetë takimi i shtatë mes Putinit dhe Lukashenkos.
Bjellorusia mbështeti luftën e Moskës në Ukrainë, madje duke lejuar që territori i saj të përdoret për të nisur sulme.
Sipas burimeve të qeverisë bjelloruse, “axhenda ndërkombëtare dhe çështjet rajonale” do të jenë temat kryesore të takimit. /atsh