RTV AHIRETI
Shëndetësi

macOS Sonoma vjen më 26 Shtator

macos-sonoma-vjen-me-26-shtator

Sistemi operativ do të mund të shkarkohet nga 26 Shtatori. Sonoma sjell disa funksionalitete në macOS që e bëjnë sistemin operativ të duket më tepër si iOS.

Apple zbuloi gjatë evenimentit Wonderlust të prezantimit të iPhone 15 datën e debutimit të sistemeve operative desktop dhe mobile përfshirë macOS 14, njohur ndryshe si macOS Sonoma.

Sistemi operativ do të mund të shkarkohet nga 26 Shtatori. Sonoma sjell disa funksionalitete në macOS që e bëjnë sistemin operativ të duket më tepër si iOS.

Përdoruesit e kompjuterëve Mac do të shohin mini-aplikacione të reja desktop, funksionalitete video konferencash dhe një Game Mode që shton numrin e fps dhe redukton vonesat gjatë lojërave.

Shfletuesi Safari është përditësuar gjithashtu me profile e shfletimit, të cilët ruajnë sete të ndryshme uebsajtesh të ruajtura. Kërkimi është përmirësuar gjithashtu.

Për të instaluar macOS Sonoma, duhet të keni të paktën një MacBook ose Mac Mini të 2018-ës, iMac të 2019-ës, iMac Pro të 2017-ës, Mac Pro të 2019-ës ose Mac Studio të 2022. /

Related posts

A e dini se cili lloj mjalti është më i mirë për kollën dhe cili ndihmon me infeksionet?

Muhamet Ramadani

Yndyrnat e shëndetshme që ulin rrezikun e shfaqjes së diabetit

admin

Kjo perime është aleati më i mirë për të hequr qafe dhjamin nga barku

admin