RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Macron: Armët e dërguara Ukrainës nuk e dobësojnë mbrojtjen franceze

macron:-armet-e-derguara-ukraines-nuk-e-dobesojne-mbrojtjen-franceze

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka hedhur poshtë kritikat e lideres nacionaliste të krahut të djathtë, Marine Le Pen dhe të tjerëve se dërgesat e armëve në Ukrainë po dobësojnë aftësinë e Francës për të mbrojtur veten nga sulmet.

“Kjo është edhe e rreme dhe e rrezikshme”, tha Macron për edicionin e së dielës të gazetës ”Le Parisien”.

“Si komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura, mund t’ju siguroj se gjithmonë, kur furnizojmë diçka, ne e bëjmë këtë duke ruajtur kapacitetet tona mbrojtëse për territorin tonë, infrastrukturën tonë dhe qytetarët tanë”, shtoi ai.

Le Pen i kishte thënë më herët transmetuesit CNEWS se Franca nuk mund t’i furnizonte Ukrainës me armë për mbrojtjen e saj kundër pushtimit rus në kurriz të sigurisë së saj.

”Të gjitha pajisjet e dërguara në Ukrainë nuk do të jenë në dispozicion të Francës, qoftë për forcat e saj apo për kontrata të tjera furnizimi”, tha ajo.

”Franca nuk duhet të dërgojë më nga obuset e saj ‘Cezar’ në Ukrainë”, tha Le Pen.

Macron akuzoi Le Penin se mbante një “diskurs kapitullues” dhe se ishte ”mike e dhunës shtetërore ruse”.

”Shtetasit francezë duhet të dinë se paratë po shpenzohen për mbrojtjen e vlerave dhe lirisë sonë”, shtoi ai.

Macron kishte thënë më herët se industria franceze do të prodhonte më shumë armë më shpejt dhe se Franca do të merrte armët e shitura në vende të tjera që nuk ishin të nevojshme atje.

Related posts

Pushtuesit izraelitë sulmojnë shtëpitë dhe tokat palestineze në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar

Hevzi

Forcat siriane të sigurisë hynë në qendër të rajonit Qamishli

Kushtrim Guraj

Greqia i bashkohet ‘trendit’/ Drafti për ndalimin e rrjeteve sociale në tryezën e qeverisë

Muhamet Ramadani