Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se dëshiron të vendosë sanksione financiare ndaj familjeve të fëmijëve që përfshihen në ngjarje në protestat të cilat filluan në vend si reagim për vrasjen e një të riu nga policia, transmeton Anadolu.
Në një restorant në Paris, Macron zhvilloi takim jo zyrtar me policët që kanë ndërhyrë ndaj protestave të zhvilluara me incidente që nga 27 qershori.
Sipas lajmeve në mediat franceze, Macron ka konfirmuar mbështetjen e tij ndaj policëve dhe ka theksuar se dëshiron të ndëshkojë financiarisht familjet e fëmijëve të përfshihen në protesta.
Edhe policët duke u ankuar tek Macron shprehën “Nuk ka ndeshje apo aktivitet tjetër që nuk shfaqen incidente. Mezi presin të shkatërrojnë”.
Në anën tjetër në ngjarjet që vazhdojnë prej ditësh në vend, deri më tani janë arrestuar 3.486 persona, 72 prej të cilëve dje.
Në protesta, krahas 1.105 ndërtesave janë djegur 12.202 pika në zona publike dhe gjithashtu janë djegur 5.892 automjete.
Në të gjithë vendin janë sulmuar 269 stacione policore dhe të xhandarmërisë, ndërsa janë plagosur 808 forca të rendit.
Në pamjet në median sociale, vërehet se në qytetet Angers dhe Chambery në rrugë kanë zbritur grupet e të djathtës ekstreme dhe se janë konfliktuar me protestuesit.
– Protestat e dhunshme në Francë
Policia franceze më 27 qershor në qytetin Nanterre hapi zjarr ndaj një automjeti në të cilin ndodheshin 3 persona dhe vrau 17-vjeçarin, Nahel M., drejtuesin e automjetit.
Personat që kanë reaguar ndaj vdekjes së Nahel M., kanë dalë në rrugët e qyteteve të ndryshme në të gjithë vendin dhe janë përleshur me policinë.
Polici i cili qëlloi të riun u pezullua nga detyra dhe u vendos të gjykohet nën masën e arrestit.
Gjithashtu në protestat e mbajtura në shumë qytete, përfshirë Parisin, Marseille-n dhe Lyonin ndodhën plaçkitje, ndërsa në rreth 10 qytete u shpall orë policore për ndalimin e daljes në rrugë që nga ora 21:00.