RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Macron: Evropa duhet të kufizojë varësinë nga SHBA-ja për sigurinë

macron:-evropa-duhet-te-kufizoje-varesine-nga-shba-ja-per-sigurine

Presidenti francez, Emanuel Makron, ka deklaruar se vendet evropiane duhet të jenë më vendimtare në aleancën e NATO-s dhe të reduktojnë “mbështetjen e tyre në SHBA-në”.

Duke folur me gazetarët në bordin e avionit presidencial francez në kthimin e tij nga samiti ndërkombëtar në Aman të Jordanisë, siç raporton ‘Wall Street Journal’, presidenti Macron tha se “ai nuk e sheh përpjekjen e tij për të zhvilluar mbrojtjen evropiane si një alternativë ndaj NATO-s”.

Sipas të përditshmes, Makron tha se një Evropë më e fortë do të mundësonte që kontinenti të bëhet më autonom brenda aleancës ushtarake, duke vepruar “brenda NATO-s, me NATO-n, por gjithashtu duke mos u varur nga NATO-ja”.

“Një aleancë nuk është diçka nga e cila unë duhet të mbështetem. Është diçka që duhet të zgjedh, diçka me të cilën punoj. Ne duhet të rimendojmë autonominë tonë strategjike. Evropa duhet të fitojë më shumë autonomi mbi teknologjinë dhe aftësinë e mbrojtjes, duke përfshirë edhe nga SHBA-ja”, tha Makron.

Komentet e tij vijnë pas takimit në Washington të presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, me presidentin e SHBA-së, Joe Biden, adresimit të tij në Kongresin Amerikan, si dhe falënderimit të tij për ofrimin e ndihmës financiare për vendin e tij, duke i quajtur paratë e tyre “jo bamirësi”, por “investim”. Më herët, Biden njoftoi një paketë të ndihmës ushtarake prej 1,85 miliardë dollarësh për Ukrainën. /Albinfo

Related posts

Trump thotë se mund të vendosë tarifa ndaj vendeve që nuk pajtohen me SHBA-në për Grenlandën

RTI

Mustafa: Amerika nuk lejoi që as unë e as Thaçi ta krijonim ushtrinë, meritat i takojnë Ramush Haradinajt

RTI

Emigrantët kalojnë Kanalin Anglez drejt Mbretërisë së Bashkuar për herë të parë në vitin 2026

admin